Basha i knaqur: Fatmir Xhafaj u largua nga dosja e Babales

KMA NEWS / Basha knaqet: Fatmir Xhafaj u largua nga dosja e Babales

Kreu i opozitës Lulzim Basha i kënaqur me largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi Rama tashmë do të ketë tërsisht nënë kontrooll edhe Policinë dhe Ministrinë e Brendëshme…!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se shkak për largimin e Fatmir Xhafajt nga detyra ishte dosja e Babales dhe frika e tij nga hetimet e kësaj çështjeje.

“Largimi i tij, ndryshe nga ç’përpiqet ta shesë propaganda e Rilindjes është rezultat i një dhe vetëm një faktori. Prej ditës së parë në atë karrige, kishte vetëm një merak; Si të shpëtonte të vëllain të dënuar për drogë. Dhe Fatmir Xhafaj i cili është larguar i shkatërruar. A keni dëgjuar të artikulojë një arsye se pse u dorëhoq nga detyra e Ministri të Brendshëm? E ka mbytur me terrin mediatik, me lloj lloj justifikimesh e barcaletash. Fatmir Xhafaj u largua nga frika e përballjes me përgjegjësinë e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliut dhe njerëzit e tjerë që janë të përfshirë në manipulimin e dosjes. Një ministër që përfshihet në manpulimin e një dosjeje hetimore duhet të shkojë para drejtësisë, Fatmir Xhafaj u largua për t’i bërë bisht përgjegjësisë hetimit të dosjes së vëllait të tij, e cila u bë publike falë qëndresës së opozitës”, tha Basha.

Dosja për të cilën flet Lulzim Basha është ajo e Albert Veliut, i njohur ndryshe si Babalja. Opozita ka nxjerrë bllof dëshmitarin Alfred Veliu me një video ku ai tregon se si ishte manipuluar dhe i ishin ofruar para për të pranuar aktrimin e vëllait të Fatmir Xhafajt.

Vetëm se sipas arsyetimit të Lulzim Bashës, rezulton se Fatmir Xhafaj pati frikë nga Arta Marku dhe prokurorët e saj dhe për këtë arsye dha dorëheqjen. Ky version nuk duket shumë i besueshëm, pasi Arta Marku ka pranuar të rreshtohet mes vartësve të tjerë të Fatmir Xhafajt që në fillim të detyrës së saj.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img