Basha në protestën para kryeministrisë: Qeveri antimafia, zgjedhje të parakohshme

KMA NEWS / Partia Demokratike me aleatët e opozitës zhvilloi sot një tubim proteste para selisë së kryeministrisë, duke kërkuar një qeveri të përkohshme antimafia, e cila të garantojë votimin e lirë dhe luftën ndaj kriminalitetit.

Folësit në tubim akuzuan qeverinë për bashkëpunim me grupet kriminale të trafikut të drogës dhe bashkëpunim me strukturat nostalgjike të komunizmit, që janë bërë pjesë e qeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se qeveria Rama ka rënë pas një bashkëpunimi aq të ngushtë me grupet kriminale.

Zoti Basha tha se sot është dita e largimi i qeverisë së paligjshme, krijim i qeverisë antimafia, që lufton krimin, çon përpara reformën në drejtësi dhe përgatit zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Shqipëria e Edi Ramës ngjan me shtetet e falimentuara të Afrikës dhe Azisë, trafiku i drogës drejtohet nga i pari i vendit, si Nikaragua ku fushata financohet me milionat e drogës, si Afganistani, ku vëllai i kreut të ekzekutivit është trafikanti më i madh i drogës” – tha ai.

Zoti Basha tha se banda në qeveri po realizon projektin e saj për pushtet absolut me përqëndrimin në pak duar të pushtetit politik dhe ekonomik të vendit, me eksodin e shqiptarëve, me izolimin ekonomik dhe politik të vendit.

“Shqiptarët e kanë kuptuar se drejtësia nuk është një copë letër dhe fjalë në ajër, por ndëshkim i vërtetë për peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. Nuk ka as Europë, as drejtësi, as siguri, as punësim, as të ardhme me banditët në qeveri” – tha zoti Basha.

Ai theksoi se opozita do një qeveri të dalë nga vota e lirë, e lirë nga krimi dhe oligarkia, për të punuar dhe ndërtuar, dhe që prodhon mirëqenie për të gjithë, një shoqëri me dinjitet për të gjithë.

“Ne duam drejtësinë që ka Europa, duam lirinë dhe dinjitetin që ka Europa, duam qeverisjen e Europës, shtet të drejtë për të gjithë. Jo për t’u bërë kryeministër, por që kushdo që të jetë kryeministër, shqiptarët të jenë mirë. Unë nuk po kërkoj të marr pushtetin me manipulim dhe forcë, por unë kërkoj që njerëzit të jenë të lirë për të zgjedhur pushtetin që duan” – tha ai.

Kryetari i opozitës tha se sfida e PD-së është përballja dhe rezistenca kundër kësaj të keqe, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen e vendit, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat njerëzore.

Ndërko kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj deklaroi se sot në shesh janë shqiptarët dhe jo partitë.

“Ne sot duhet të protestojmë si çdo shqiptar që sot vuan nga keqqeverisja. Ne sot do të protestojmë për të gjithë ata qyetatarë që nuk patën mundësi të jetonin normalisht”,- tha Kryemadhi.

Ajo u shpreh se Edi Rama nuk ka arsye të qeverisë. “Rama, ky kryekriminel  duhet të iki një orë e më parë”.

Kryemadhi tha se Edi Rama është në pushtet më shumë se kushdo politikan tjetër. “Ngrihuni dhe protestoni jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë”,- tha Kryemadhi.

Mijëra protestues erdhën në kryeqytet nga krahinat e tjera të Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë tubim.

Qindra forca rendi u kujdesën për mbarëvajtjen e tubimit dhe shmangien e përplajseve dhe prishjen e qetësisë publike.

Foto me pankartat e protestës:

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img