Basha: Rama shkruan trakte kundër ndërkombëtarëve, ata e kanë braktisur

KMA NEWS / Kryetari i PD, Lulzim Basha nga çadra e lirisë tha se Ramën e kanë braktisur ndërkombëtarët. Kryedemokrati tha se Rama shkruan natën traktet kundër partnerëve ndërkombëtare për t’i botuar ditën nga mediat e kapura prej tij.

Basha zhvilloi një bashkëbisedim për papunësinë në vend, për të cilën bëri fajtor këtë qeveri. Ai tha se detyra kryesore e Republikës së Re është punësimi i qytetarëve shqiptarë.

Basha: Sot në këtë agorë të lirisë do të dëshmohet ajo që nuk e fsheh dot gënjeshtari më i madh në historinë e Shqipërisë dhe Europës, nuk e fsheh dot as fletushkat e ekranet e kapura prej tij që i bëjnë fresk për të larguar vëmendjen nga kjo plagë e madhe e shqiptarëve.

Sot jemi mbledhur për t’i thënë çdo shqiptari se detyra numër një e republikës së re, misioni më i shenjtë do të jetë punësimi i qytetarëve shqiptarë.

Dua të ndaj një sms me ju që ka të bëjë me gjendjen psiqike ku gjendet Edi Rama dhe skota e tij. Dje nga ky shesh përshëndeti një nga miqtë e shumte eurpianë dhe amerikanë  që ditë për ditë cojnë mesazhet e tyre të mbështetjes për këtë lëvizje, senatori Aldo Di Biagio. Mbrëmë ky rrufjani këtu që nuk e zë gjumi lëshoi trakton e radhës kundër senatorit italian. Edi Rama është braktisur nga faktori ndërkombëtar dhe është bërë subjekt i barasaletave, është bërë personi më qesharak dhe i pabesueshëm në qarqet dipomatike dhe  politike nga Bruskeli në Ëashington. Tregohet me gisht, ka 2 vjet e gjysmë që kur u botua raporti i OSBE për pasurinë e tij prej 200 mln eurosh. Nuk ka më njeri serioz në botën politike dhe diplonmatike të perëndimit që të marrë seriozisht Ramën. I dëshpëruar nga ky realitet shkruan trakte natën kundër miqeve ndërkombëtarëve të Shqipërisë, ia çon fletuskave të tij  që ta botojnë herë në mëngjes dhe pastaj pasdite boton në FB këtë që paska botuar fletushka e tij që në fakt është trakti i Edi Ramës që ka shkruar natën.

E mbani mend si iu vërsul presidentit Donald Trump duke e quajtur në CNN turpi i civilizimit. Të të quajë Edi Rama turpi i civilizimit dhe ke, presidentin e SHBA! E mbani mend si iu vërsul krahut të djathtë të kancelares Merkel, e quajti deputet skutash. Ky që nuk ka lënë të burgosur për drogë dhe përdhunim pa bërë deputet dhe kryetar bashkie. 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img