Kryetari i PD, Lulzim Basha beson tek të rinjtë në përmbushjen e misionit të opozitës për largimin e qeverisë “Rama”.
Në prezantimin e kreut të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Basha u kërkoi të rinjve që ashtu si në vitin 1990, të rimarrin fatet e vendit në dorë për të larguar nga qeverisja ata që kreu i demokratëve i quajti “grup kriminelësh”.
“Nesër nis një marshim për lirinë për të zgjedhur, për t’u shprehur, për t’u punësuar, për lirinë nga krimi dhe tirania e varfërisë dhe padrejtësisë, që është shtruar sot në çdo cep të Shqipërisë. Koha ka ardhur që rinia të rimarrë edhe njëherë të ardhmen në dorë. Ne duam që rinia të ketë mundësi studimi. Le ta pagëzojmë 8 dhjetorin si ditën kur rinia nuk iku por qëndroi, nuk uli kokën po u ngrit dhe fitoi”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike.
Veç të rinjëve, Basha shpreson që në protestë të tërheqë edhe simpatizantë dhe nga vetë radhët e Partisë Socialiste.
“Çdo shqiptar e ka të qartë, demokratët po e po, por edhe socialistët e kanë të qartë se partia e tyre është përdorur për të ushtruar pushtetin një grup kriminelësh pa asnjë lidhje me ta”, u shpreh Basha.
Basha gjeti kohë që mes entuziazmit të të rinjve të thumbonte kryeministrin Rama dhe turin e Partisë Socialiste, ‘Ta pastrojmë më tej Shqipërinë’.
“Para se të vija këtu pashë kokoshin që kishte zënë çdo ekran dhe për një momment më erdhi keq për të; po i rridhnin hundët dhe ky që do pastronte Shqipërinë nuk pastronte dot hundën e vet. Nuk ka si të pastrojë Shqipërinë njeriu që e bëri pis me aleancën e tij me kriminelët”, tha Basha.
Ndërsa ish kreu i PD-së Sali Berisha, është shprehur përmes faqes së tijë të FB-së, për një Revolucion që sipas tij është revolta më e madhe në historinë.
Ja çfar shkruan Berisha në FB:
Revolucioni demokratik po marshon drejt Tiranes!
Dhe pak ore na ndajne nga ora e shumepritur. Banditeve ne pushtet po iu dridhet shpirti i tyre i zi dhe leqet e kembeve!
Rama thuhet se po ja mbath me disa prej mekatarve kryesore dhe me te vetet.Qeveria e shnderruar ne organizate kriminale organizon antispot dhe antimiting njelloj si Ramiz Alia ne vitin 1990.
Hajdutet e shtetit kane shperndare me mijera emaile dhe kane bere qindra telefonata bizneseve, punonjesve te administrates, nxensve, studenteve, me kercenime per gjoba, pushime nga puna etj etj .Asgje nuk shpeton regjimin e bandave nga zemerimi mbare popullor.
Neser ne ora 11:00 Tirana ne revolten me te madhe ne tere historine e saj!





