SHQIPTARI NEWS – Kreu i PD Lulzim Basha është sot në Dibër, teksa burime nga PD bëjnë me dije se kreu i selisë blu, ka udhëtuar drejt qarkut veri-lindor me kërkesë të degës dhe demokratëve të atjeshëm.
“Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta, t’i bindim e të bëhemi bashkë”,- tha Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ndërkohë, një nga çështjet që do të jetë në qendër të axhendës politike të Bashës, është Aleanca Qytetare për Demokracinë, tashmë e miratuar nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit si një organizatë partnere e PD, nëpërmjet të cilës synohet hapja e mëtejshme e PD dhe afrimin me grupe të ndryshme shoqërore, nëpërmjet një dialogu dhe bashkëpunimi që tejkalon marrëdhëniet klasike midis partive politike dhe grupeve të interesit.





