BE, pasoja për vendet anëtare që nuk pranojnë refugjatë

KMA NEWS / Zëvendës presidenti i Komisonit Evropian Frans Timmermans deklaroi sot se do të përballen me pasoja ato vende Bashkimit Evropian, që nuk pranojnë pjesën që u takon të refugjatëve.

Gjatë një konference për shtyp zoti Timmernans tha se ai ende shpreson që “presioni i vendeve të tjera” të mund t’i bindë udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së të pranojnë një pjesë nga 160 mijë refugjatët që ndodhen aktualisht në Greqi dhe Itali. Por ai nuk e përjashtoi mundësinë e ndëshkimit të atyre vendeve, nëse deri muajin tjetër nuk shënohet përparim mbi këtë çështje.

“Komisioni mund të nisë procedurat për shkelje dhe ne sigurisht do ta konsiderojmë këtë si mundësi”, tha zoti Timmernans.

Sipas tij është shumë e padrejtë që Greqia dhe Italia të mbingarkohen, ndërsa disa vende të tjera nuk kanë asnjë refugjat.

Deri në shtator, 160.000 refugjatët duhet të strehohen në vende të tjera evropiane, por deri tani vetëm 12 mijë prej tyre janë zhvendosur nga 2 vendet mesdhetare.

Bashkimi Evropian ra dakord për kuotën e refugjatëve në shtator të vitit 2015, pas muaj përpjekjesh dhe kundërshtimesh të disa vendeve të Europës Qendrore, që e shohin këtë si një sulm ndaj sovranitetit të tyre.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img