Bëhen publike detaje të mëtejshme për hetimin mbi dokumentat e kërkuara nga FBI në Mar-a-Lago

KMA NEWS – Bëhen publike detaje të mëtejshme për hetimin mbi dokumentat e kërkuara nga FBI në Mar-a-Lago

Departamenti i Drejtësisë publikoi të premten një variant të redaktuar të një dokumenti ku detajohen të dhënat mbi të cilat ishte justifikuar urdhri për kontrollin e FBI-së më 8 gusht në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida.

Megjithëse pjesë të konsiderueshme të dokumentit janë mbuluar nga Departamenti i Drejtësisë, ai ofron disa detaje të reja mes së cilave fakti që 14 nga 15 kutitë me të dhëna të gjetura në Mar-a-Lago në fillim të këtij viti përmbanin 184 dokumenta të klasifikuara, disa prej të cilave tepër sekret.

Pasi i mori dokumentet fillestare në fillim të vitit, Departamenti i Drejtësisë kërkoi që të kontrollohet rezidenca e Presidentit Trump në Florida, nga shqetësimi se zbulimi i tyre mund të komprometonte “burime njerëzore” të përdorura për mbledhjen e informacionit, sipas dokumentit të redaktuar të bërë tashmë publik.

Dokumenti prej 32 faqesh përmban detaje shtesë në lidhje me një hetim penal që paraqet probleme të reja ligjore për zotin Trump, ndërsa ai shqyrton mundësinë e një kandidimi tjetër presidencial.

Ai e vë theksin tek vëllimi i dokumenteve të ndjeshme qeveritare të mbajtura në Mar-a-Lago dhe zbulon shqetësimet e FBI-së se të dhënat mbaheshin në mënyrë të paligjshme.

Megjithëse zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë i kanë fshirë disa informacione të ndjeshme rreth dëshmitarëve, si dhe synimin e hetimit, varianti i publikuar ofron një shpjegim më të plotë për kontrollin në Mar-a-Lago.

Gjykatësi federal Bruce Reinhart, duke argumentuar që publikimi ishte në interes të publikut, urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që të bënte publike deklaratën e redaktuar.

Gjatë kontrollit më 8 gusht, FBI-ja mori më shumë se 20 kuti që përmbanin 11 dosje të dhënash të klasifikuara qeveritare, disa prej të cilave të etiketuara si “tepër sekret”.
Urdhri për kontrollin që tashmë është bërë publik, tregon se Departamenti i Drejtësisë po heton shkelje të mundshme të tre ligjeve të ndryshme federale, përfshirë atë për spiunazhin.

Publikimi i dokumentit vjen pas kërkesës së disa organizatave të mediave që argumentuan se përmbajtja e tij ishte në interes të publikut. Departamenti i Drejtësisë i kishte kundërshtuar më herët këto argumente, duke thënë se publikimi mund të përmbante informacion privat për dëshmitarët dhe për taktikat hetimore./voa/

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img