Ben Blushi: Muri i Maskave të Shqipërisë

KMA NEWS  / Kreu i LIBRA-s deputeti, Ben Blushi ka bërë një pasqyrim të përmbledhur me pak fjalë në lidhje se, kush e drejton dhe kush e shkatërron Shqipërinë.

Politika dhe qeverisaj 25 vjeçare me punën e tyre të drejtë dhe të zhdrejtë nuk arritën për një çerek shekulli që ta radhisin vendin tonë përkrahë shteteve të tjera të BE.

Me këtë drejtim të deri tanishëm Shqipërisë i duhen jo vite, po shekuj për ta anëtarsuar në BE. Prandaj, ka ardhur koha për një lëvizje të re mbarëpopullore në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Jemi popull i zgjuar, por na ka munguar drejtimi dhe politika e deritanishme e cila veç frymës së përçarjes dhe shkatërrimit nuk na ka sjellë asgjë të re.

Bashkimi rreth çdo lëvizje të re në shërbim dhe për të mirën e vendit është shpëtim.

Blushi ka bërë një gjetje të mirë me murin e maskave, ku përçon një mesazh zgjimi për shqiptarët.

Mesazhi i blushit në FB

Muri i Maskave të Shqipërisë

Nese ka një pasqyrë për Shqipërinë e sotme, eshtë ky mur i mbushur me maska. Maska pas të cilave fshihen të paaftë por tekanjozë, biznesmenë dhe bajlozë, idiotë me manikyr por kurajozë, banditë me paruke si kakzozë, politikanë servilë si rrogoz, liliputë, taketuke, raketake,tiktake, tarallake, zhurmaxhinj, kumarxhinj, sherrxhinj, sharrzhinj, dallaverazhinj por grandiozë,gazetarë me qira por karagjozë, televizione që hapen si dollap për lapangjozë, parlamentarë lloz, mavi , blu, të zinj dhe rozë , qeveritarë bozë, pushtetarë mafiozë,të korruptuar, te shitur, të shpifur të shtirur, të mbytyr dhe të zhytyr në blozë.Të gjithë kanë të përbashkët mungesën e dinjitetit. Kjo është Elita e Shqipërisë e mbuluar me maska si ky mur që duhet shembur dhe do shembet. Mbi rrënojat e tij mund të ngrihet Lapidari i Dinjitetit!

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img