KMA NEWS/ Deputeti dhe publicisti i njohur shqiptar, Ben Blushi gjatë ditës së sotme do të udhëtoj për në kryeqytetin më të ri të Ballkanit Prishtinë. Blushi do të flasë edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ai është ftuar nga Lëvizja FOL, ku të martën në orën 11:30, do të zhvillojë një bisedë të gjatë për librin e tij të fundit “Kandidati”.
Sot gjatë ditës ai do të jetë në librarinë “Dukagjini” nga ora 18:00 deri 19:30 ku ata që duan mund ta takojnë atë dhe të marrin librin me autografin e tij.





