Beogradi arreston 79 zyrëtar e biznesmen, mes tyre edhe një ish-ministër

KMA NEWS/ Plot 79 persona, mes tyre ish ministri i Tregtisë dhe Turizmit, Slobodan Milosavljeviç dhe dy zv/ ministra biznesmenë të njohur janë arrestuar në kuadër të një operacioni të madh kundër korrupsionit.

Ata akuzohen se i kanë shkaktuar dëm shtetit në vlerën e 100 milionë eurove.

Ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanoviç doli në një konferencë për median ku informoi se është operacioni më i gjerë i ndërmarrë kundër korrupsionit.

“Mes të arrestuarve është një ish ministër, dy zv/ ministrave, disa kryetarë bashkishë, drejtues të kompanive publike dhe biznesmenë” tha Stefanoviç, informon agjencia e lajmeve Tanjug.

Në mesin e të arrestuarve gjendet edhe Zoran Markoviç, ish-drejtor i anti-korrupsionit dhe Mila Jerzdimiroviç, ish-këshilltarë i ish-kryeministrit Ivica Daçiçit dhe ish-drejtori i agjencisë së sigurimeve “Danube”.

Ministri tha para mediave vendase se hetimet kanë nisur që në vitin 2004 deri sot, ndërsa njoftoi se aksioni do të vijojë dhe “askush që është i përlyer nuk do të shpëtojë”

Ministri i Brendshëm ndër të tjera bëri të ditur se janë edhe 39 persona të tjerë që priten të arrestohen.

Në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe biznesmeni i famshëm serb Zeljko Zuniç. Slobodan Milosavljevic ka qenë ministri i Tregëtisë, Turizmit dhe Shërbimit në qeverinë e Slobodan Milosavljeviç.

79-të personat u arrestuan gjatë natës së të premtes (25 dhjetor) duke u gdhirë e shtuna, pasi dyshohen për afera korruptive në 20 çështje të ndryshme.

Ata akuzohen për pastrim parash, shpërdorim detyre, falsifikime të dokumenteve zyrtare, marrje rryshfeti dhe abuzime me prokurimet publike.

Ministri tha se një ndër objektivat më të rëndësishme të qeverisë është lufta kundër korrupsionit, e cila do të jetë e ashpër.

Nebojsha Stefanoviç: “Publiku do të shohë se policia do të vazhdojë të punojë intensivisht për të hedhur dritë mbi rastet e tjera dhe nuk do të lejojë askënd që të shpëtojë”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img