KMA NEWS / Kë mbron Artur Zheji në shkrimin e tij, Pritet kundërsulmi i Ramës dhe arrestime…
Kryeministri Rama sipas Zhejit, ka dhënë porositë përkatëse kundër Berishës dhe kudo që ka “pika të dobëta” te ish-pushtetarëve të PD, për një kundërsulm juridik, për hakmarrje ndaj rastit Tahiri. Mundësisht arrestime të niveleve të larta. Edhe për të fshirë nga kujtesa kolektive e shqiptarëve, tërmetin Tahiri të para disa ditëve…
Ashtu siç edhe ju kemi informuar që para një viti e në vazhdim veç peshqëve të mëdhej të politikës ka edhe disa pronarë mediash dhe gazetarë të rrangut gjoja të lartë që do ti nënshtrohen skanerit të FBI-së amerikane.
Kë mbron Artur Xheji thoni ju veç krerëve të LSI? Zheji e ka ngritur tytën dhe rreh shumë larg, gjasme se Rama i cili është edhe vet në rrethin e kuq por që Arturi nuk e thotë, po godet Berishën dhe opozitën. Kjo sa djallëzore më duket edhe e çuditëshme!
Vala e arrestimeve është përgatitur nga Uashingtoni, nga ku ekspertë të drejtësisë amerikane kanë në dorë të gjitha dosjet e peshqëve të mëdhenjë të politikës e pushtetarëve shqiptarë. Nuk është sepo nxjerr ndonjë sekret, pasi ua kemi servirur që para një viti e në vazhdim se ndërkombëtarët kanë ndarë edhe detyrat: Gjermanët do të merren me korrupsionin e pronave, ndërsa amerikantë me korrupsionin e politikanëve dhe pushtetarëve.
Është e sigurt se nuk do të shkojë në burg as Berisha pa Ramën e Metën, dhe as Rama pa Metën, Bashën e Berishën.
Ju kishim informuar përmes KMA News, se Saimir Tahiri do të arrestohej që në muajin Korrik 2017, por që aksidentalisht u shty nga kokat drejtuese të trekëndëshit politik shqiptar, me pretendimin ta shtyjmë sa ta shtyjmë.
Ore Zheji e zheji të tjerë! Pse nuk u thoni shqiptarëve se:
Çfar ka bërë në Tiranë për tre vjet rrjesht ky prokurori i departamentit amerikan, Gjon Juncaj i cili më përpara për 15 vjet rrejesht ka luftuar korrupsionin në departamentin amerikan në SHBA?!
Tregoju shqiptarëve, tregoju se këtë duan të dinë shqiptarët, jo ti drejtoni drejt destabilizimit.
Edhe për destabilizimin po u them, i kanë marrë të gjitha masat aleatët, gjoja aleatë, se për ju janë xhelat se nuk mund të bëjnë aleancë me korrupsionin ata. Pra aleatët po i quaj ashtu edhe unë si ju, i kanë marrë masat për çfar mendohet të krijohet në vendin e shqiponjave, për njerzit që duan destabilizimin e vendit.
Mund edhe të ket edhe rreth 100 viktima, por situata do të kalojë shumë shpejt nënë kontrollin e amerikanëve dhe europianve, dhe atëhere do ta shikoni sa ju vlen lëkura të gjithë regjizorve dhe aktorve që duan një 97 të dytë vetëm e vetëm për të shpëtuar kokat e tyre, të familjarëve të tyre dhe pasurinë e tyre të vënë në mënyrë të kundraligjëshme me anë të korrupsionit.
Xheji dhe të gjithë ju gazetaropolitikë shqiptar thirrni mendjes dhe hiqni syzat e zeza dhe informoni opinionin dhe qytetarët tuaj dhe mos u bëni avoketër të politikanëve e pushtetarëve, se ato i kanë parat që i xhvatën popullit edhe për tu mbrojtur! Megjithëse miliona euro ka mbi një vit se u janë bllokuar jasht vendit.
Lexoni çfar thotë dhe mendon Artur Zheji në shkrimin e tij:
Rama duket se deri tani e përballoi me forcën e numrave besnikë në Kuvend, “sulmin” që pësoi për çështjen Tahiri. Kjo çështje duket se hyri në brazdën e vjetër të sistemit, ku ndërhyrjet do të bëjnë herët a vonë punën e tyre.
Prokuroria e humbi epërsinë që krijon befasia dhe kapja e papërgatitur e Shumicës, me rastin e ish-ministrit të Brendshëm dhe tani duket se, cilido të jetë fati i ministrit të Brendshëm, numrat e Shumicës do të jenë një digë e qëndrueshme dhe pushtet mbajtëse. E çara e madhe që u hap, po kurohet me kujdesin e “mjekëve” të specializuar për këto raste, që qepin çdo plagë dhe arnojnë çdo vrimë që është hapur në sistem. Pushteti kontrollues mbi mediat kryesore do të bëjë pjesën tjetër të punës, që të largohet me mjeshtëri vëmendja nga ish ministri dhe hallet e tija me Prokurorinë, të cilat me ndihmën dhe mbështetjen e pushtetit do të thjeshtohen shumë shpejt.
Tërmeti ishte i fortë dhe plot zhurmë, por u dëmtuan me sa duket vetëm ca mure anësore dhe godina e pushtetit mbajti. Të gjithë u strukën te Rama dhe Shumica u shndrrua në një kor që këndon me një zë, duke parë dhe ndjekur lëvizjen e duarve të dirigjentit, që e humbi torruan vetëm për 24 orë.
U morr pra, edhe njëherë prova se sistemi shqiptar, shtetëror apo qeverisës, nuk është dot i vetë korrigjueshëm, i vetë shërueshëm apo i vetë riparueshëm, sepse sëmundja është shumë e thellë dhe e gjithëpërhapur. Sepse sot i ndodhi Tahirit, nesër një bela e ngjashme mund ti ndodhë kujtdo, prandaj dhe sistemi vetëorganizohet për të mbyllur plagën Tahiri, si të ishte plaga e tyre e përbashkët, si një fatkeqësi që duhet përballaur bashkarisht…
Mirëpo Rama, është akoma dy lëvizje para. Ai nuk është i kënaqur me mbylljen e plagëve të trupit të sëmurë të sistemit që ai drejton, por edhe më gjerë.
Në të gjitha korridoret, nga ku hapen fjalët dhe diversionet, kryeministri ndjehet i “tradhtuar” nga Berisha dhe Basha, dhe pra nga marrëveshja e shkelur e 18 Majit, që thuhet se parashikonte një klimë të butë ndërmjet PS dhe PD dhe sidomos mossulmime të rrezikshme, si kjo që sapo ndodhi, të cilën Rama e ka bindje që ka qenë e urdhëruar nga influencat e Berishës, në Prokurorinë e Krimeve të rënda.
Dhe ka dhënë porositë përkatëse kundër Berishës dhe kudo që ka “pika të dobëta” te ish-pushtetarët e PD, për një kundërsulm juridik, për hakmarrje ndaj rastit Tahiri. Mundësisht arrestime të niveleve të larta.
Edhe për të fshirë nga kujtesa kolektive e shqiptarëve, tërmetin Tahiri të para disa ditëve… 360grade.al





