Berisha mbrrin në Prokurori me maskë dhe dy gishtat lart. Sapo të dal nga aty do tu informoj me hollësi

SHQIPTARI NEWS – Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur këtë mesditë në Prokurorinë e Tiranës, ku do të merret në pyetje lidhur me dhunën dhe shkatërrimin që iu bë selisë së Partisë Demokratike në protestën e 8 janarit.

“LSA” sjell fotografi, që tregojnë momentin kur Berisha mbërrin te Prokuroria. Siç shihet nga fotot, ish-kryeministri është me maskë anti-Covid, ndërsa mban tërë kohës dy gishtat lart.

Ai shihet edhe brenda makinës së tij me dy gishtat lart, ndërsa po kështu shfaqet edhe kur zbret dhe i drejtohet organit të Akuzës. Sapo të dalë nga aty do tu informoj me hollësi, u ka thënë gazetarëve Berisha.

Për të parë videon e mbrritjes kliko këtu

 foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Ish kryeministri Sali Berisha është thirrur në orën 11:00 në Prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje për protestën e thirrur prej tij më 8 janar, nga prokurorët Elizabeta Imeraj dhe Elio Mazreku.

Ish lideri demokrat do të merret në pyetje së bashku me Flamur Nokën, i cili do të pyetet në orën 12:00. Ndërsa nesër, në Prokurorinë e Tiranës do të paraqitet Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.

Protesta e thirrur nga Seli Berisha në selinë e PD, nisi mesditën e 8 janarit dhe mbështetësit e tij dhanë shenjat se vazhdimi do ishte i dhunshëm. Ata nisën të shajnë dhe fyejnë të gjithë deputetët që mbështesnin Bashën. I pari ishte deputeti Xhelal Mziu.

Me të njëjtën situatë u gjend edhe Roland Bejko, anëtar i kryesisë të kësaj force politike i cili edhe u godit teksa donte të hynte në selinë blu. Mbështetësit e Berishës e detyruan të largohej.

Sali Berisha mbërriti ekzaktësisht rreth orës 12:00 në oborrin e PD, ndërkohë që Lulzim Basha për të evituar incidentet hyri në seli që në orën 08:00.

Misioni protestuesve ishte i qartë. Futja me çdo kusht në selinë blu. Ata mundën të hynë vetëm më katin e parë e tentuan pa sukses të çmontonin dyert e blinduara që të çojnë në katin e dytë.

Tentativa për të marrë selinë vijoi nga jashtë përmes shkallëve. Ata që donin të realizonin futjen nga dritaret u përballën me gaz lotsjellës i hedhur nga brenda selisë së PD.

Vendosmëria për të marrë selinë u përqendrua në një derë anësore duke vënë në përdorim leva e varre. Nga të vetmet të çara që mundët të bënin, morën mbrapsht një sasi të madhe gazi lëshuar nga brenda.

Pas më shumë se dy orë protestë, ndërhyrja e policisë me kërkesën e PD bëri që të shpërndaheshin protestuesit ndërsa Berisha ndodhej brenda selisë.

Më pas, Berisha u largua në drejtim të Kryeministrisë ku edhe lajmëroi shpërndarjen e protestës.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës këtë të mërkurë vendosi të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Ndër të tjera, Kryesia e PD-së, përjashtoi përgjithmonë nga Partia Demokratike Sali Berishën dhe mbështetësit e tij.

Në një mbledhje maratonë të kryesisë është marrë vendimi për përjashtimin e anëtarëve të të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Ndërkohë, janë pezulluar deputetët: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img