KMA NEWS / Sali Berisha ne parlament duke replikuar me kryeministrin Rama ne lidhje me Shullazin e banden e tij beri thirrje publike shqiptareve qe te marrin arme ne shtepi e te ruajne familjet e tyre nga bandat e qeverise. Kjo ishte thirrje ne parlament e cila shkaktoi reagimin e ministrit te Brendshem Tahiri i cili theksoi se kjo eshte veper penale e Berishes kur beri thirrje per armatosje me arme popullit. Kjo eshte thirrje antikushtetuese, tha ministri Tahiri, ndaj i kerkoj Prokurorit te Pergjithshem te Republikes qe te filloje hetimet ndaj deputetit Berisha per thirrje antikushtetuese. Me tej ministri Tahiri foli se beni ç’te doni duke akuzuar qeverine, por jo ti beni thirrje popullit te armatoset. Kjo eshte kriminale. Nese doni krijoni komision hetimor per mua, kur te doni.
Ndërkohë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duke sfiduar opozitën për çshtjen Shullazi, tha se është i gatshëm për këtë çështje të ngrejë komision hetimor për Shullazin.
“Merrni çdo dokument dhe ejani në Komision Hetimor. E marrë unë përsipër ngritjen e tij. nëse del një drejtues institucioni që ka shkelur detyrën, Kuvendi do ta shkarkoj”,- tha Tahiri.
Tahiri thirrje Prokurorisë: Të marrë Berishën si të pandehur!
Pas deklaratës së Berishës ku kërkoi armatosjen e shqiptarëve ministri Tahiri ka kërkuar që prokuroria ta marrë si të pandehur Berishën.
“Kur një ish kryeministër bën thirrje publike që populli të armatoset, nuk besoj se ka thirrje më kriminale, më antikushtetuese, më djallëzi se kaq, shpresoj shumë që prokuroria të gjejë kurajë ta thërrasë pse është vepër penale të bësh thirrje publike për armatosje dhe dhunë. Kjo është thirrje e një epoke që shqiptarët e lanë pas” tha Tahiri. Sipas tij, është e papranueshme se si një njeri në fund të jetës politike bën thirrje për armatosje të popullit. Tahiri ftoi opozitën të distancohet. Pse nuk e kundërshton njeri, ju që çoheni për cdo të dyshuar, denoncojeni, distancohuni, sepse PD nuk bën thirrje që populli të armatoset, çohuni Patozi, e dëgjuat ish kryeministrin tuaj, mund të më shash mua, qeverinë, por bëj një punë, distancohu, nuk e them për provokim, por ky kuvend nuk mund të durojë një ish kryeministër që i ndenji kalaqafë popullit për 20 e ca vjet e bën thirrje të armatoset, më e pakta prokuroria ta marrë të pandehur, shajini ministrat por mos i ftoni qytetarët të armatosen, se nuk është kjo Shqipëria që meritojnë qytetarët” tha Tahiri.
Neni 222 – Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës
Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t’iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.





