Berisha: Rama përcolli me nderime Balilin nga Europa në Vietnam e më pas në Kubë

KMA NEWS / “Edvin Shullazi përcjell Edeskobar-in me nderime shtetërore drejt Hanoit me destinacion Kubën!” Kështu e nis një status të gjatë në Facemook ish-kryeministri Sali Berisha. Ai thotë se Klemend Balili ka lënë Shqipërinë i pashqetësuar nga autoritetet policore dhe me mbrojtje në qeveri.

“Të dashur miq, Edvin Shullazi, pas zbulimit nga autoritetet greke dhe amerikane të Edeskobarit, mikut të ngushtë të Edi Ramës dhe sivlla Kokëdhimës, njoftoi shqiptarët nëpërmjet Saje qorrit se prej kohësh policia shqiptare po bënte hetime rreth grupit në fjalë. Me këtë dizinformim të Saje qorrit, me të cilin Rama kërkonte të mashtronte opinionin publik brenda dhe jashtë vendit për lidhjet e tij dhe sivlla Kokëdhimës direkte me Edeskobar-in, pardje, Rama përcolli me “nderime” shtetërore, pa e regjistruar në sistemin TIMS, Edeskobar-in drejt Kubës, drejtim në të cilin nisën edhe Arben Frrokun, por që ky nuk zbatoi porosinë dhe u kthye në Hollandë, në vendin e krimit ku dhe e arrestuan” –shkruan Berisha.

“Edeskobar, thanë burime të informuara mirë, është nisur për në Hanoi nga do të kalojë direkt për në Kubë. Në ishullin e Karaibeve ai do të jetë nën mbrojtjen dhe kujdesin e Genti Xhixhës. Vetëm 24 orë pas largimit me nderime shtetërore të Edeskobar-it nga Shqipëria dhe 72 orë pas denoncimit nga unë të lidhjeve të tij me Ramën dhe sivlla Kokëdhimën ky i fundit reagoi ndaj akuzave të mia duke ja faturuar Edeskobar-in Metës, që është në Washington.

Madje në reagimin e tyre të trashë, sivllezërit shkuan aq larg saqë deklaruan se unë gjoja paskërkam bërë fjale për një Hotel që ai paskërka me Ilir Metën. Lidhur me sa me sipër deklaroj sa vijon:

-Edeskobari ka patur lidhje shumë të ngushta me Ramën dhe sivlla Kokëdhimën, dhe për këto ka fakte të pakundërshtueshme!

-Edeskobari mund të jetë edhe vëlla me Ilir Metën por se ai ishte prej kohesh në hetim nga policia shqiptare nuk e tha Edmond Panariti por e tha Saje qorri.

-Edeskobari mund të jetë njeri i afërt me Ilir Metën por me nderime shtetërore e përcolli për në Kubë Edi Rama nëpërmjet Saje qorrit dhe jo Ylli Manjanit apo Petrit Vasilit.

Së fundi, reagimi i vonuar ndaj akuzave të mia, vetëm pas largimit të Edeskobarit nga Shqipëria, të sivlla Kokëdhimës dëshmon se ata nuk guxuan ta shesin atë tek Meta sa kohë ai ishte në Shqipëri!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img