GAZETA E LONDRES – Berisha: SHBA dhe FBI të hetojnë Ramën dhe Yuri Kim! Bashkëpunonin me McGonigal, të gjobisnin biznesmenët
Sali Berisha ka dalë ditën e sotme me një skemë mashtrimi, të denjë për filma hollivudian, që për protagonistë ka 4 “armiqtë” e tij, Edi Rama, Yuri Kim, Lulzim Basha dhe ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
Sipas Berishës, Rama u thoshte biznesmenëve shqiptarë që i dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Esobar, i kishte dorëzuar atij një liste të binzesmenëve që do i sanksiononte.
Këtë listë, sipas tij, ua ka dhënë Lulzim Basha, për të sanksionuar biznesmenët që mbështesin ‘Foltoren’.
Në skemë, fut edhe Edi Rama dhe ambasadoren Yuri Kim, prandaj i bën thirrje SHBA-së dhe FBI të hetojë këtë dyshe në skemën e mashtrimit. /java/





