KMA NEWS / Gjatë intervistës në studion e emisionit Studio e Hapur, i pyetur për marrëdhëniet e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano, ish-kryeministri Sali Berisha tha se i njihte atij disa merita.
“Fatos Nanos i njoh meritën e padiskutueshme të një reforme të Partisë Socialiste. PS deri në atë kohë ishte parti leniniste Ai nga anëtar i thjeshte u bë kryetar dhe me të PS u bë një parti tjetër.
Së dyti ai bëri rotacionin e pushtetit. Ai dha dorëheqjen. Pranoi humbjen dhe u largua. Nuk e kam bërë asnjëherë gjahun e tij. Nuk e kisha qëllim pasi erdha në pushtet” – tha Berisha.
Berisha pranoi edhe një fakt se në vitet 2004-2005 ka bashkëpunuar me Edi Ramën përmes organizatës “Mjaft” për të rrëzuar nga pushteti Kryeministrin e asaj kohe Fatos Nano.
Ndër të tjera Berisha ka folur edhe në lidhje me kërcënimet që i janë bërë Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Lllalla, ku tha se ka informacione për kërcënimin e tij. Berisha theksoi se asnjë njeri nuk do kishte guximin të merrte një inciativë të tillë nëse nuk do kishte mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij janë miqtë e kryeministrit në qeli që kanë guxuar të bëjnë një veprim të tillë. “Ai e ka kërcënuar me bandën që ka në burg, “Milin e partisë”, Dritan Dajtin dhe Hakmarrjen për Drejtësi” – tha Berisha.





