Biden: Rusia përgjegjëse për sulmin e paprovokuar dhe të paramenduar rus ndaj Ukrainës

SHQIPTARI NEWS – Presidenti Joe Biden e quajti sulmin rus ndaj Ukrainës “të paprovokuar dhe të pajustifikuar”. Shtetet e Bashkuara pritet të deklarojnë sanksione të ashpra shtesë ndaj Moskës dhe zoti Biden do t’u drejtohet së shpejti amerikanëve lidhur me sulmin rus.

Presidenti Biden pati bisedime me homologët e tij të G7 të enjten në mëngjes për të koordinuar sanksione më të ashpra kundër Rusisë, pas fillimit të sulmit rus.

Më herët zoti Biden, mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit.

Me anë të një deklarate, ai e quajti sulmin rus, “të paprovokuar dhe të pajustifikuar”.

“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë një humbje jetësh dhe vuajtje njerëzore katastrofike. Rusia është përgjegjësja e vetme për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, dhe Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e tyre do të përgjigjen të bashkuar dhe në mënyrë vendimtare. Bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”, tha zoti Biden.

Presidenti Biden do t’u drejtohet amerikanëve lidhur me situatën dhe sanksionet që Shtetet e Bashkuara do të imponojnë ndaj Moskës për atë që ai e quajti “akt të panevojshëm agresioni kundër Ukrainës, paqes dhe sigurisë globale”.

Ai tha se Uashingtoni do të koordinohet gjithashtu me aleatët e NATO-s “për të siguruar një përgjigje të fortë dhe të bashkuar që frenon çdo agresion kundër aleancës.”

Sot një zyrtar i lartë i Pentagonit tha, se Rusia “ka çdo synim të përmbysë qeverinë ukrainase”.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit kërkuar nga Ukraina mbrëmë, ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield foli për situatën e rëndë.

“Ky është një moment i rrezikshëm dhe ne jemi këtu për një arsye dhe një arsye të vetme: t’i kërkojmë Rusisë të ndalet, të kthehet brenda kufijve të saj. Kthejini trupat, tanket dhe aeroplanët përsëri në kazermat dhe hangarët e tyre”, tha ajo.

Po mbrëmë vonë Presidenti Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të cilit i premtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë “mbështetje dhe ndihmë për Ukrainën dhe popullin ukrainas”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img