Bie Kryeqyteti i Shtetit Islamik

KMA NEWS / Forcat Demokratike Siriane (FDS) të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, njoftuan sot se kanë marrë nën kontroll pjesët e mbetura të Rakës, që shërbente si kryeqytet i Shtetit Islamik.

Një zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane, të përbëra nga luftëtarë kurdë dhe arabë, u tha gazetarëve se luftimet në Raka kanë përfunduar. Organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Britani, po ashtu njoftoi se Raka është çliruar.

Luftëtarët e FDS-së sulmuan një stadium, që ishte baza e fundit e Shtetit Islamik në qytet, pasi kishin marrë më parë nën kontroll një spital, që po ashtu, shërbente si komandë e Shtetit Islamik.

Ofensiva për dëbimin e Shtetit Islamik nga Raka filloi në qershor dhe u mbështet me sulme ajrore nga koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i forcave të koalicionit, Koloneli Ryan Dillon përmes një postimi në Twitter tha se Raka është 90 për qind në duart e Forcave Demokratike Siriane.

Raka ka shërbyer si kryeqyteti i Shtetit Islamik, vendi nga ku planifikoheshin sulmet në vende të ndryshme, ku u festuan fitoret në Irak e Siri të IS-it dhe ku kryheshin ekzekutimet.

Shteti Islamik vazhdon të kontrollojë rajonet përreth Deir el-Zour-it dhe zona të tjera më në jug në luginës së lumit Eufrat.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img