GAZETA E LONDRES – Bini (Albin Kurti) dhe Bajraktari dy anë të një monedhe!
Nga Genta Kaloci
Bini dhe Bajraktari, dy anë të së njëjtës monedhe: kështu nis leximi i këtij shkrimi që përpiqet të zbërthejë hipokrizinë e retorikave “nacionaliste” dhe pasqyrën e tyre historike. Përmes fotografive dhe shënimeve të Reginald Hibert (faqet 158–159 të librit Fitorja e hidhur, lufta NAÇlSh), shfaqet një paralelizëm i trishtë: muharremi i dikurshëm dhe bin-i i sotëm — ky i fundit, siç përmendet në tekst, i drejtuar ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti — kanë të njëjtin skenar të përsëritur: zhurmë e madhe publike, premtime bombastike, por rezultate që dëmtojnë çështjen kombëtare. Hibert, me syrin e një vëzhguesi të huaj, jo vetëm dokumenton por edhe parashikon atë çka do të ndodhë; unë, Genta Kaloci, përpiqem ta lidh atë lexim historik me maskaratinë politike të sotme. Ky është shkrim për ata që duan të kuptojnë se si teatrin e popullit e shfrytëzojnë gjithnjë të njëjtët aktorë — dhe për pasojat që ngelin pas tyre.
Rigeld Hibert ka fotografuar 80 vjetë më parë Binin shpk. Bini me shokë në Prishtinë e Tiranë për çështjen e Kosovës si fotokopje e Muharrem Bajraktarit në veri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Më mirë seç e përshkruan në ditarin e tij anglezi Reginald Hibert nuk mund t’a them unë. Rigeldi jo vetëm ka vlerësuar bajraktarin (në të gjithë librin e tij), por ka parashikuar dhe fotografuar binin 80 vjet para ngjarjeve. Nëse e them unë do më kryqëzojnë siç di e bën media e varur nga krimi politik prej tre dekadash. Më poshtë vlerësimi i tij për letrën e muharremit nisur Çorçillit nuk komunikonte më poshtë Çorçillit dhe Mbretit. “Dallimi mes tij dhe udhëheqësve të tjerë “nacionalistë” ishte se ky i hidhte në letër ato gjëra që i mendonte të rëndësishme”. Herë kërkonte forca ushtarake, herë kërkonte sasi floriri luftën t’a bënin të huajt, por postin e donte për vete muharremi. Ju kujton një tjetër në rafshin e malësisë së madhe, binin i cili provokon luftë me serbinë, be-në, shba-në por betejat ti bëjnë amerikonët. Sa herë që e fut veten në çark thërret olele byça, ku janë amerikont, më shpëtoni se vdiqa përndryshe s’jeni me Kosovën, por me serbinë. Karagjoza të dy deri në fund, ashtu siç pati edhe fundin muharremi të parashikuar e të shkruar nga dora e anglezit në ditar librin e tij me të cilin hante e pinte gjatë luftës me të njëjtën përpikmëri matematikore do e ketë edhe siamezi i tij i ditëve të sotme, bini i madhërishmi i rajonit. Interesante sesa më shumë mundohet ta përkrahi aq më shumë në fund të paragrafit e nxjerr të paaftë që do pësojë fatin e humbsit.
Foto të faqeve 158, 159 nga libri “Fitorja e hidhur, lufta NAÇlSh” të agjentit anglez që vepronte në veri, Reginald Hibert.
Konkluzioni; aq sa fitoi Bajraktari aq do fitojnë edhe këta. Me dy fjalë edhe kur nuk vepron/lufton kundra pushtuesve nazofashist si bajraktari, por edhe kur bën sikur lufton por pa përcaktuar mirë armikun, partnerët, b/luftëtarët është e njëjta gjë, sjellin të njëjtin rezultat negativ në dëm të çështjes kombëtare. Të dy fshihen pas maskës së “nacionalistit” të flaktë, por dëmin e pëson shteti e shqiptarizmi në Kosovë e në trevat shqipfolëse. Aksiomë humbjeje në jetë të jetëve e në shekuj. Të tjerat i dini vetë ju kokat e dipllomacisë botërore që ju marrin prej hunde. Kaq e thjeshtë!





