KMA NEWS
Genta Kaloçi Skënderi
Blerja e drejtësisë dhe estrada e klasës politike!
Protagonistët e reformës së (zh)drejtësisë i ka zënë meraku dhe po shqetësohen ditët e fundit për rrjedhje informacionesh, bisedash në publik. Pyetja që lind është nëse kanë të drejtë dhe nëse në këto biseda nuk fshehin asgjë ndaj këtij vendi e vendimarrjeve që ndikojnë jetën e përditshme të individit, atëherë përse dridhen këta pushtetarë e kriminelë? Gjithashtu përse mundohen të flasin për të drejtën e ruajtjes së privatësisë, por nga ana tjetër kur bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave tona të njohura me kushtetutë dhe shkeljet konfirmohen nga këto biseda në përmbajtjen e materialeve, info, fakte korrupsioni e krimi duhet të heshtet nga të gjithë strukturat ligjvënëse të drejtësisë në vend dhe njëkohësisht të minimalizohet efekti i publikimit të tyre duke na i nxjerrë si materiale të zotëruara në kundërshtim të ligjit dhe si të tilla nuk mund të konsideron të mjaftueshme për t’u marrë në konsideratë seriozisht për t’u përballur me ligjin.
Biseda midis Ismailajt dhe Metaës është vetëm maja e majës së majës së ajzbergut. Shumë informacione po rrjedhin dhe ky është hapi i parë për të hapur një seri bisedash,sms, të cilat inkriminojnë shumë figura të rëndësishme të politikës dhe biznesit në vend. Një fenomen i ri po shfaqet edhe në vendinin tonë të frymëzuara nga wikiliksi i Asante si dhe nga përfshirja shumë aktive e Zaevit (opozitës së maqedonisë), ku ky i fundit arriti të realizoj largimin e Gruevskit me dorëheqjen e tij duke ja lënë terrenin politik zgjedhjeve të parakohshme. Asgjë nuk është rastësi që po ndodh në rajon dhe me lëvizjet politike, të gjitha shenjat tregojnë qartas se politika ka ndryshuar kah. Përkrahjet, lobimet e ndryshme të vendeve fqinje po luajnë një rol kryesor në zhvillimet politike që shihen shumë pastër në horizont. Nga këto ndryshime nuk qëndrojmë jashtë, por përkundrazi jemi në qendër të tyre, por me një mënyrë, skemë ndryshe duke marrë parasysh dhe pozicionimin gjeostrategjik në rajon si dhe influenca ruse në faktorin serbogrekosllav të fqinjëve tanë.
Protagonistëve të klasës së vjetër politike po u vjen plasje, se si nuk arritën të blejnë lobin shqiptaro-malazes në DASH, një faktor shumë i rëndësishëm i politikës sonë të jashtme. Ajo që i shqetëson këta protagonistë të përkohshëm është se përse nuk arritën t’i blejnë këta përfaqësues dhe për t’i ndikuar më tej në vendimarrjen e tyre për raportin e radhës të zhvillimeve politikoekonomike të vendit. Jemi të vetëdijshëm se diçka e pakuptimtë, e pallogjikshme ka pasur në qëndrimet e ndërkombëtarëve me raportet dhe qëndrimet e tyre për ngjarje të rëndësisë së veçantë në vend. Sigurisht të gjithë e dini se të gjithë shtetet kanë trupat diplomatike respektivisht dhe anasjelltas në vendet me të cilat kanë deklaruar marrëdhënie të mira diplomatike. Gjithashtu nuk mendoj as nuk besoj në naivitetin tuaj që të mos e dini se vendimet merren nga vlerësimi paraprak i të dhënave bazë nga agjentët e terrenit. Në këto vite populli ynë u përball me ngjarje që bënë bujë, Gërdec, 21janar, Çez dhe çuditërisht të huajt binin dakort në raportet e tyre për reformën në Drejtësi, por shprehjet si ‘burrë shteti’ të dala nga ambasador n’a lanë pa fjalë e të shokuar për dystandartizimin në qëndrimet e tyre zyrtare. Sigurisht duhet të jeni në dijeni se si strukturat informative shtetërore të të gjitha palëve funksionon në prapaskenë duke funksionuar me shantazhe e presione, dhe ku shprehja se “në politikë e diplomaci të gjitha lejohen’ është një tregues që n’a e kthjellon edhe më shumë veprimtarinë e strukturave shtetërore për të ruajtur status quo të klasës politike të vjetër tashmë.
Nuk n’a duhen qëndrimet e dipllomatëve me vlerësimet dhe raportet e tyre për të ditur dhe kuptuar çfarë është kriminale dhe jo. Të gjithë i kemi përjetuar në kurriz politikat antinjerëzore, veprimet kriminale që kanë ndodhur në këtë çerek shekulli, dhe ndjesinë e tyte në lëkurë dhe gjurmët e vendimeve të tyre i kemi dhe i vuajmë akoma edhe në këto ditë. Klasa e vjetër politike me qëndrimet dhe shprehjen ‘futja para se të t’a fusin’ me këtë moto u’a kanë futur shqiptarëve, kosovarëve dhe shqiptarëve në Maqedoni në mënyrën më të pështirë me politikën e tyre antipolitikë.
Informacionet që kam dhe jam në dijeni, protagonistët e reformës së (zh)drejtësisë nuk interesohen për ligjin e së drejtës, por po mundohen të blejnë lobin shqiptaro-malazes në mënyrë që të ndryshojnë kah zhvillimet në vend. Protagonistët në emrin e tyre, por me lekët tuaja po mundohen të blejnë ndërmjetësit duke u ofruar shuma e valixhe duke filluar para dy viteve me 2 milion euro dhe kanë arritur deri në ditën e sotme në shumën 10-20 milion euro.
Në kurrizin tonë po luhen pazare për të mos u vendosur kurrë drejtësi dhe me kërkesën e protagonistëve të klasës së vjetër politike është arritur bllokimi i reformës në drejtësi për këto dy vjet me çdo formë pushteti e parashteti që kishin mundësi.
Nga informacionet që zotëroj nga pala e lobit malazes në DASH, përpjekjet dhe pazaret janë të një shpeshtësie ditore duke pritur për një sinjal bashkpunimi dhe përgjigja që u kanë dhënë protagonistëve të bandave politike janë shumë të qarta. Për të patur bashkpunim duhet në rradhë të parë të arrihet i njëjti nivel socialopolitik ekonomik i të gjitha palëve përfshirë edhe popullin në bisedime duke vendosur shenjën e barazimit në marrdheniet midis palëve dhe pastaj mund të flitet për bashkpunim e për mbyllje të muhabetit dhe reformës në drejtësi.
Me aq sa jam në dijeni, bandës politike vendase u janë vendosur disa kushte në mënyrë që të tërhiqen nga reforma në drejtësi, kthimi i 25 viteve të vjedhura, të grabitura nga jeta e popullit, nga mirëqënia, zhvillimi, gjithashtu shlyerja e borxhit publik e krijuar nga vjedhja galopante e politikanëve vendas, dhe njëkohësisht, kthimi i pronave te i zoti dhe shbërja e pronave /ndërrmarrjeve private në pronë të përbashkët ashtu siç ishin kur rrëmbyen pushtetin këta palaço me kostume të pagëzuar politikanë. Jepuni përgjigjen tuaj xhelatëve tuaj politikanë që t’a ngulitin mirë në mëndje që reforma e drejtësisë është e popullit e s’mund të bëhet pazar e marrveshje poshtë tavoline me të.
Shkeljet ligjore dhe mëkatet e kësaj elite-klase politike janë më të mëdha seç mund të imagjinoni. Megjithatë ka një shprehje ku thuhet se, ‘njerëz jemi gafa bëjmë’ në rastin tuaj do shkonte më mirë ‘gafa jemi njerëz bëjmë’, kështu që ju ish elitë mos fërkoni barkun parakohe me ‘gafat’ dhe publikimin e dirigjuar të bisedave të ndryshme. Do doja t’ju ftoj të imagjinoni sesi një gafë si kjo klasë politike pa përgjegjësi/formim politik ngeli në pushtet për çerek shekulli, duke parë nga suksesi i gafave tuaja nuk duhet shumë përpjekje për të ngelur në pushtet, por për të ngelur në zemrat dhe mëndjet e njerëzve të popullit tënd duhet punë, ndërgjegjësim, përgjegjësi e vepër. Gjithashtu, kam një pyetje për elitën, çfarë lajmesh morët nga miqtë matanë atlantikut, ju dhanë ndonjë shpresë apo ju hodhën si lemon i shtrydhur? Mos u mërzisni, elita e djeshme kështu paska qënë për ju, vetëm se ju kapi sharra në gozhdë e s’do mund të ikni si princ vidi, as edhe si krimineli, hajduti Ahmet Zogu, ju i bëtë bust këtij, por ju a do t’ju bëjnë bust kjo është çështja. Me ngjarjet në rajon ju kanë izoluar plotësisht, dhe do ishte mirë t’i thërrisni mëndjes e mos i trullosni njerëzit me ato skema- llogaritë politike pa bosht e hapësirë. Vërtet një pyetje kam për ju si ish elitë, popullit xhind u keni hedhur apo i këndoni që mos të reagojnë, sepse s’ka mundësi t’i mbani si lolo një popull të tërë pa të voglin reagim. Kaq fole të dhjerë keni që s’mundeni dot ti jepni drejtim situatës, keni të drejtë të qaheni për ligjet që ju sjellin ç’tu bëni moj klasë politike, vallëç’të bëni? Mos kujtoni se populli ha bar(nuk hëngri bar në kohën e xhaxhit e jo më në kohën e elitës suaj të përmjerë), e dimë që këtë periudhë po llogarisni skema e formula si psh., ku ta çoni Kaçin, ku ta lozni Mediun, ku të lëvizni Shehun, etj.etj me pak fjalë si shprehja, ‘kë të marr e kë të lër’. Skenaret e dëshifrimeve të sjelljeve tuaja, bisedave, justifikimeve, opinioneve, anal-izave, deklaratave tuaja arrijmë të lexojmë se jeni katandisur si mos më keq në pikë të hallit. Ah vërtet moj elitë s’mund të rri pa përmendur, e themi shpesh këtu në shpi, gjithë atë aftësi për t’i manipuluar e për t’i sjellë vërdallë të gjithë faktorë të brendshëm e ndërkombëtarë, si nuk mundët të lini gjurmë për mirë, por s’do të mbaheni mend nga krijimtaria e vepra, por nga shkatërrimi e do të anatemoheni në shekuj dhe varret do j’ua shkelmojn. Dënimi më i madh ta mbyllni jetën politike dhe atë personale duke dalë përpara ligjit, ky është dënimi më i mirë për ju dhe krimet tuaja. Elitë rrini të qetë se prokurori i familjes mund ti mbylli dosjet me urdhër, por si dihet kurrë drejtësisë, dosjet zhduken por krimet nuk zhduken kurrë.





