Blushi Kodhelit: “Mimi ik shit ndonjë avion mos u merr me këte punë ti”

KMA NEWS / Ben Blushi nuk pati vetëm Edi Ramën përballë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Deputetit iu kundërvunë edhe ministra dhe kolegë të tjerë për kritikat për qeverisjen apo për demokracinë në parti.

Kjo foto-montazh e publikuar në Facebook nga Mimi Kodheli është bërë shkak për një përplasje në mbledhjen e grupit me Ben Blushin. Citynews.al raporton se duke folur në grup Ben Blushi ka thëne se “Nuk jam marrë me asnjë ministër personalisht, por vetëm me politikat qeverisëse.

Ju, duke u marrë personalisht me mua keni nxitur urrejtjen që u shfaq në Elbasan. Disa ministra kanë futur në faqet personale në rrjetet sociale, shpifje për mua, kanë bërë montazhe duke vënë në gojen time fjalë të Bashës. Ç’ka është shpifje dhe e pavërtetë”, ka theksuar Blushi.

Menjëherë ka ndërhyrë Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli, ajo i është drejtuar Ben Blushit me fjalet: Ti më ke kërcenuar!

Ben Blushi i përgjigjet duke i kërkuar të tregojë ku dhe një provë të vetme. Reagimi i Blushit ka qenë një akuzë ironike “Mimi ik shit ndonjë avion mos u merr me këte punë ti”.

Debati ka vazhduar më tej, gjatë momentit kur kryeministri Edi Rama i kërkonte Blushit të tregonte emrat e të inkriminuarve në PS, deputeti socialist i është përgjigjur duke treguar një ngjarje në prag të zgjedhjeve të vitit 2013.

“Mimi më ka kapur te shkallët duke qarë dhe më thoshte: “Më ndihmo, se po më venë në listë një njëri me precedentë penalë, një bandit” Këto m’i ka thënë Mimi Kodheli kur po bëheshin listat, se unë nuk i njihja fare kush ishin”, ka theksuar Blushi në mbledhjen e grupit/ Citynews

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img