Blushi: Qeveria më shumë para për klientët e koncesioneve sesa për gjithë universitetet

KMA NEWS / Themeluesi i Libras deputeti Ben Blushi ka folur dje në parlament lidhur me një rrezik të ri që i kanoset parasë së shqiptarëve. Rreth 8 milionë USD pritet të nxirren nga buxheti i shtetit për të dhënë me koncesion edhe laboratorët e analizave mjeksore. Në këtë fjalim Blushi ka thënë edhe një fakt tronditës: Në buxhetin e ardhshëm parashikohen të jepen më shumë para (7 miliard lekë) për koncesionet që u jepen klientëve të Ramës sesa për të gjithë universitetet publike të marra së bashku.

Pas kësaj e ka marrë fjalën ministri i financave, Arben Ahmetaj i cili pa iu përgjigjur këtij krahasimi ka mbajtur një fjalë të gjatë për leverdisshmërinë e koncesioneve, për strategjinë e tyre si një lëvizje e majtë në ndihmë të njerzve të varfër dhe së fundi për beneficin që ajo u jep qytetarëve.

Me sa duket të pakënaqur më përgjigjet e Ahmetajt janë ngritur për tiu përgjigjur debutetit Blushi Erion Braçe dhe kryeministri Edi Rama. Braçe, ish kryqtari i antikorrupsionit ka mbrojtur deri më një koncesionet e Check Upit, dializës dhe sterilizimit që i ka denoncuar ashpër agjensia BIRN.

Më pas për këtë çështje e ka marrë fjalën edhe kryeministri i vendit Rama i cili e ka cilësuar Blushin si një politikan që bën politikë me të varfrit dhe lutet që ata të mbeten të tillë për të fituar sa më shumë prej mjerimit të tyre. Por asnjëri nga pjestarët e rilindjes nuk pati asnjë shpjegim për krahasimin se në buxhetin e ardhshëm, do të ketë më shumë para për klientët e koncesioneve sesa për të gjithë universitetet publike të Shqipërisë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img