Blushi: Rama ka frikë nga zgjedhjet në PS dhe nuk ka guxim për zgjedhje të parakohëshme

KMA NEWS/ Në fjalimin e mbajtur sot në Kuvend, Ben Blushi ka folur dhe për zgjedhjet e parakohshme. Ai tha se nëse zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin problemet nuk do ishte keq dhe që të zhvilloheshin, por shtoi se Rama ka frikë nga zgjedhjet në PS dhe nuk ka guxim për zgjedhje parlamentare të parakohshme.

“Mbase e gjejmë një zgjidhje, shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Unë them që nuk do të ishte keq në fakt, se ja vlen të shkojmë tek të varfrit e Shqipërisë dhe të peshojmë sesa vlejmë ne sot. Por e kam një pyetje për të gjithë ju që thoni, hajdeni shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Shpëtojmë nga sikletet që shumica i krijon shumicës. Ore vërtet besoni ju që ky këtu mbrapa (Rama) që ka frikë të bëjë zgjedhje në parti, mund të shkojë të bëjë zgjedhje të parakohshme në popull? Ky është një guxim që ky njeri nuk e ka”,- tha Blushi.

Duke folur për buxhetin Blushi tha se problemi i qeverisë nuk është mungesa e parave, por mungesa e ideve dhe e modestisë dhe se kjo qeveri tashmë i ka harruar të varfrit. “…A është drejtësia më e shtrenjtë për të varfrit, unë them që po. A mund të gjej punë një i varfër nëse nuk është komisioner në partitë tona, unë them që është shumë e vështirë. Kjo shumica jonë i ka tradhtuar të varfërit” – tha Blushi.

Blushi tha se të zgjedhurit e kësaj mazhorance nuk janë modestë me të varfrit. “Kjo qeveri për fat të keq, nuk është vetëm ky problemi, më mirë i shkoj të vërtetës se sa partisë, për fat të keq kjo qeveri ka edhe një problem tjetër, ajo nuk është modeste dhe kur nuk je modest, ia shton vuajtjet të varfërve. Unë nuk jam opozitar, por një nga ata që mendojnë se Shqipëria nuk po shkon në drejtimin e duhur… dhe unë them që nuk janë paratë që i mungojnë qeverisë, por dy gjëra të tjera: E para janë idetë dhe e dyta, modestia. Të dyja bashkë kanë më shumë vlerë dhe janë më të shtrenjta se paratë…”- tha Blushi.

Ai tha se ky është buxheti më i keq që ka ardhur ndonjëherë në Kuvend. “Ky buxhet per fat te keq është akt rutinë, konfuz, kaotik, pa ide sa 10 a 5 buxhete që kam kaluar. Ky bën vetëm një gjë të mirë. Shpresoj të kufizoje borxhin duke ulur deficitin. Ky nuk është buxhet zhvillimi por korrektimi për dështimet në dy vjet. Unë do ta votoj por duke cituar Idro Montanelin: “Do e votoj buxhetin, por duke mbyllur hundët”,- tha Blushi.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img