Blushi: Rama nuk do marrëveshje, po shijon me marrëzinë e vet parlamentin që dominon

KMA NEWS / Kreu i Partisë ‘LIBRA’ Ben Blushi ka komentuar aktualitetin politik dhe takimin e dytë në presidencë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha për zgjidhjen e ngërçit politik.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi ne ‘News24’, Ben Blushi u shpreh i bindur se palët nuk do arrinin marrëveshje, pasi sipas tij Rama dhe Basha nuk duan një gjë të tillë, pasi po bashkëqeverisin. Ai tha se Rama nuk do marrëveshje, pasi shijon me marrëzinë e vet parlamentin që dominon, ndërsa Basha nuk do marrëveshje para Kavajës.

“Isha i bindur që nuk do kishte marrëveshje pasi është njësoj si të besosh se një peshk ecën në bar. Sot palët janë më larg se ditën që pati një draft nga PPE. Basha nuk do marrëveshje para Kavajës. Rama nuk do marrëveshje, pasi shijon me marrëzinë e vet parlamentin që dominon. LSI-në ai e do për legjitimitetin e zgjedhjeve, nuk e do për koalicion. Kjo marrëveshje që u la sot në tavolinë ishte kot. Kjo është një marrëveshje për ndërkombëtarët, jo për shqiptarët. Këta thonë se po bëjmë sikur bisedojmë, por palët nuk duan marrëveshje. Duhet të ishin diskutuar standardet zgjedhore. Palët po diskutojnë për bashkëqeverisje, pasi nëse unë të jap ministra e zëvendësministra është bashkëqeverisje. Këto parti do bashkëqeverisin pas 1 viti”- tha Blushi.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img