KMA NEWS / Deputeti socialist Ben Blushi ka qenë në studion e gazetares Ilva Tare ku ka folur mbi referendumin që Partia Socialiste mban të shtunën më 9 prill. Blushi thotë se do të bojkotojë procesin.
“PS duhet të mbante zgjedhjet për kreun e PS. Ky mandat është i grabitur. Shqipëria është unike sepse nuk ka asnjë parti që kryetari të ketë një mandat 7-vjeçar. Ai thotë tani nuk do bëj zgjedhje, por do bëj referendum. Referendumi dhe zgjedhjet janë të ndryshme, në referendum votohet për çështje, kurse zgjedhjet bëhen për njeri. Është një rast unik që e bën Ramën qesharak” – tha Blushi.
Ai solli sërish rastin e kongresit të vitit 2003
“Në vitin 2003 në kemi qenë në pushtet dhe kemi pasur një kryeministër. Edi Rama në atë kohë e mori teserën 2 javë para kongresit dhe kërkoi të ishte kandidat duke shkelur rregullat. Ne kemi pasur një rregull në 2003 që të jesh kandidat për kryetar partie duhet të kesh të paktën 40 firma, pra 10% të kongresit të PS, nuk i mori 40 firma, por mori vetëm firmën time. Megjithatë e lanë të futej në garë. Pra PS i dha mundësi të futej në garë, por nuk i thanë që “meqë unë jam kryeministër ti nuk ke të drejtë të futesh në garë”.
Sipas Blushit ky referendum është në shkelje të rregullave
“Bëjmë zgjedhje për të matur sa veta mbështesin Ramën dhe sa jo. Referendumi nuk nënkupton zgjedhje për njeriun. Sipas statutit të PS thuhet 2 muaj para kongresit dhe dy muaj pas tij nuk ka referendum. Kjo nuk po ndodh, sepse ne kemi referendum 3 javë pas kongresit. E gjitha është një truk dhe manipulim i pastër. Qëllimi është që Rama të marrë mandatin pa zgjedhje. Keni parë njeri të marrë mandat pa zgjedhje? Unë kam kërkuar, që për shkak se u vendos një referendum jo-statuor, i parregullt, këta që e trukuan kongresin pa votim, le të thonë sa veta marrin pjesë në një referendum. Më në fund sot një zëdhënëse e rilindjes tha se marrin pjesë 81 mijë. Kjo e rrëzon kongresin.
Dje isha në Berat dhe më thanë që ne nuk jemi në listë. Nuk ka listë të afishuar. Klikoni në faqen e PS dhe nuk ka listë zgjedhësish. Pra kam kërkuar që lista të jetë online, më në fund sot tha që janë 81 mijë, kjo shofrë rrëzon kongresin. Kongresi është ndërtuar mbi bazën e një parim çdo 100 anëtarë ka një delegat. Në kongres u zgjodhën 940 delegatë, që do të thotë për 1 listë 94 mijë vetë. Sot u tha që lista është 81 mijë, kjo e rrëzon kongresin.
Pra numri i sotëm rrëzon të gjithë vendimet që janë marrë. Sepse është një kongres me 84 mijë anëtarë që kanë prodhuar 940 delegatë, kur lista në fakt qenka siç u tha sot 81 mijë vetë. E di pse është bërë kjo? Për të ulur, është ulur numri, në fakt ky është numër real, unë besoj më shumë se janë 81 mijë sesa 94 mijë, ai është i trukuar për të rritur artificialisht kongresin sepse i ka zënë paniku i pjesëmarrjes. referendumet quhen të vlefshme vetëm nëse 51% votojnë. Sepse natyrisht nëse në Shqipëri votojnë 52,53,54,55,56 % në PS i dalin që 95% e socialistëve votokan, po pse socialistët votojnë më shumë se shqiptarët? Pra është e trukuar.
Shumica përcaktohet me votim. Nëse Rama me shokët rilindas është për PO, ka dy kuti një Po dhe një Jo, Rama është për PO, sigurisht ka edhe njerëz për JO. Unë jam për jo dhe jam kundër referendumit dhe kam arsye. Pra ka dy palë. Unë kam kërkuar vëzhgues dhe nuk më është dhënë e drejta. Kam kërkuar të ketë fushatë, fushata është ndaluar. Kam kërkuar të ketë numërues. Kush do ti numëroj, Rama?” – pyet Blushi.





