KMA NEWS / Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të mbështesin banorët e Zharrëzës, të cilët pas grevës disa ditore të urisë kanë vendosur ti drejtohen kryeqytetit, duke e përshkuar rrugën Fier – Tiranë në këmbë. Pas 2 ditë udhëtim tani sapo hyjnë në qendër të kryeqytetit. Kërkesa e grevistëve të Zharrëzit nuk është politike, por ajo është një grevë ekonomike, ku kërkojnë dëmshpërblimin për shtëpitë e tyre të prishura nga lëkundjet e tokës, ku shkaktare ishte firma Banker. Ata shprehen se nuk janë dëmshpërblyer për dëmet që kanë pësuar në banesa dhe prona nga shpërthimet dhe lëkundjet e tokës, që sipas tyre janë shkaktuar nga kompania që merret më kërkimin e naftës.
Edhe banorët e tjerë të Fierit i kanë bërë apel disa herë institucioneve shtetërore për të ndërhyrë për zgjidhjen e kërkesave të grevistëve. Në të kundërt, ata ishin shprehur se do të përshkallëzojnë protestat. ku kanë dalë edhe në rrugë duke bllokuar qarkullimin në aksin Nacional Fier – Berat. Ndërkohë pasi janë mashtuar edhe nga kryeministri Rama, ata kanë vendosur ta zhvendosin protestën e tyre në metropolin shqiptarë, ku ndodhen edhe të gjitha përfaqësitë Ndërkombëtare.
Marshimi i banorëve të Zharrëzës drejt Tiranës nisi dy ditë më parë, pas rreth 20 ditëve grevë urie. Që prej Dhjetorit të vitit 2016, qytetarët janë munduar të ngrenë zërin për problemet që shpimet për naftë të Bankers Petroleum po i shkaktojnë banesave dhe jetës së banorëve të Zharrëzës. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, qoftë për të dëmshpërblyer banorët e dëmtuar apo për të marrë masa ndaluese ndaj kompanisë. Po ashtu, përveç institucioneve, banorët e Zharrëzës i kanë braktisur dhe mediat, shumica prej të cilave nuk e kanë mbuluar aspak shqetësimin e tyre.
Njoftimi i Blushit në faqen e tij sociale të internetit:
ZHARRËZA VJEN NË TIRANË
Grevistët e Zharrëzës po hyjnë në Tiranë pas katër ditësh kur kanë përshkruar në këmbë më shumë se 100 km nga Fieri në kryeqytet.Në ora 11.00 ata do jenë te Sheshi Shqiponja. Ju ftoj të gjithëve ti presim dhe ti mbështesim. Pak nga pak Tirana do mbushet me protestën e mjerimit kundër padrejtësisë së elitës së vjetër. Kjo që po fillon do jetë protesta e vërtetë.
Më parë Blushi ka folë edhe në lidhje me politikën aktuale duke deklaruar se kjo klasë politike është drejtë fundit, ku për 4-5 vitet e ardhëshme dy partitë e mëdha do të shkrihen.
Kjo klasë politike do të shkrihet brenda 4-5 viteve të ardhshme
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi thotë se kjo klasë politike do të shkrihet brenda 4-5 viteve të ardhshme. Parashikimi i tij mbështetet në dy kurba: atë të drejtësisë, që nis me vettingun dhe kurbën popullore, që lidhet me zhgënjimin në rritje të njerëzve ndaj politikës. Kur këto dy kurba do të bashkohen, atëherë sipas tij do të shkrihet kjo klasë politike, dy partitë e mëdha do të humbin elektorat dhe mund të jetë një lëvizje populiste që do të përfaqësojë të zhgënjyerit, që po bëhen shumicë. Këto parashikime ai i bëri gjatë një bisede me studentë dhe pedagogë në Universitetin Europian të Tiranës gjatë një diskutimi mbi realitetet e reja politike në vend.





