Boris Johnson bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, për situatën në Ukrainë

SHQIPTARI NEWS – Boris Johnson bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB

Kryeministri britanik Boris Johnson, foli sot në mbrëmje me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për të diskutuar rreth krizës në kufirin e Ukrainë.

Johnson tha se aktualisht ka pak prova për tërheqjen e Rusisë dhe ata ranë dakord se çdo pushtim i Ukrainës do të kishte pasoja katastrofike dhe me ndikim të gjerë.

Udhëheqësit përsëritën përgjegjësinë e shteteve për të respektuar detyrimet e tyre sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të anëtarëve të OKB-së.

Kryeministri Johnson dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB rikonfirmuan gjithashtu rëndësinë që të gjitha palët të punojnë me mirëbesim për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut. Mbretëria e Bashkuar do të përfaqësohet nga Ministri i Evropës James Cleverly në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nesër (të enjten) për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve.

Udhëheqësit e lartë ranë dakord të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku për të gjetur një zgjidhje urgjente diplomatike dhe për të shmangur një përshkallëzim katastrofik ushtarak dhe krizë humanitare.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img