SHQIPTARI NEWS – Kryeministri britanik Boris johnson, do të fluturojë sot për në Bruksel dhe Varshavë, teksa u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të demonstrojnë solidaritetin e tyre me aleatët e NATO-s që mbajnë peshën kryesore të agresionit rus.
Kryeministri njofton se 1000 trupa të tjera britanike do të vihen në gatishmëri për të mbështetur NATO-n dhe aleatët në rast të një krize humanitare
Kryeministri britanik do të fluturojë për në Bruksel dhe Varshavë ditën e sotme teksa u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë të demonstrojnë solidaritetin e tyre me aleatët e NATO-s që mbajnë peshën kryesore të agresionit rus.
Johnson do t’u theksojë aleatëve se nuk duhet të bëjnë kompromis me parimet themelore të NATO-s. Kjo përfshin paprekshmërinë e sovranitetit të vendeve, të drejtën e çdo demokracie evropiane për të aspiruar anëtarësimin në NATO dhe detyrimin e NATO-s për të mbrojtur sigurinë e shteteve të saj anëtare.
Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të punojë për një rrugë diplomatike përpara dhe ne besojmë se kjo mund të arrihet. Por ajo mund të bazohet vetëm në marrëveshjet ekzistuese ndërkombëtare dhe në parimet themelore të një Europe të plotë dhe të lirë.
Mbretëria e Bashkuar ka qenë në pararojë e përpjekjeve për të frenuar armiqësinë ruse ndaj fqinjëve të saj. Në fillim të kësaj jave, Kryeministri Johnson mirëpriti kryeministren e Lituanisë Ingrida Šimonytė në Downing Street për të diskutuar nevojën për unitet të NATO-s përballë agresionit.
Ditët e fundit ai e ka përsëritur këtë mesazh edhe për liderët e Gjermanisë, Francës dhe Holandës. Në total gjatë dy javëve të fundit, ministrat e Mbretërisë së Bashkuar kanë folur me më shumë se një të tretën e vendeve anëtare të NATO-s për situatën.
Sekretari i Jashtëm është sot në Moskë dhe Sekretari i Mbrojtjes do të jetë atje nesër për bisedime me homologët e tyre. Ata do të theksojnë se mënyra e vetme përpara është që Rusia të ndërpresë fushatën e saj agresive të luftës hibride dhe të përfshihet në bisedime kuptimplote.
Johnson tha:
“Kur u themelua NATO, aleatët bënë një ndërmarrje historike për të mbrojtur lirinë e çdo shteti anëtar. Mbretëria e Bashkuar mbetet e palëkundur në angazhimin tonë për sigurinë evropiane. Ajo që duhet të shohim është diplomacia e vërtetë, jo diplomacia shtrënguese. Si aleancë duhet të vendosim vija në dëborë dhe të jemi të qartë se ka parime mbi të cilat nuk do të bëjmë kompromis. Kjo përfshin sigurinë e çdo aleati të NATO-s dhe të drejtën e çdo demokracie evropiane për të aspiruar anëtarësimin në NATO”.
Ndërsa në Bruksel, Kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të diskutojnë ofertën e MB për të forcuar mbrojtjen e aleancës. Kjo ofertë përfshin dyfishimin e numrit të trupave të Mbretërisë së Bashkuar në Estoni në mbështetje të Prezencës së përparuar të NATO-s, vendosjen e më shumë avionëve RAF për të krijuar një skuadrilje në Evropën Jugore dhe lundrimin si HMS TRENT ashtu edhe një shkatërrues të tipit 45 në Mesdheun Lindor për të ndihmuar në mbrojtjen detare dhe hapsirës ajrore në cepin juglindor të NATO-s.
Mbretëria e Bashkuar është gjithashtu një nga vendet e para që i dërgoi mbështetje Polonisë, duke demonstruar unitet ndërkombëtar në krahun lindor të NATO-s. Në fillim të kësaj jave ne njoftuam se deri në 350 anëtarë të 45 Komandove do të vendosen në Poloni dhe sot Kryeministri ka njoftuar se 1000 trupa të tjera britanike do të vihen në gatishmëri në MB për të mbështetur një përgjigje humanitare në rajon nëse është e nevojshme.
Në dhjetor, Mbretëria e Bashkuar erdhi në ndihmë të Polonisë dhe Lituanisë pasi ata kërkuan mbështetje për trajtimin e një krize migrantësh të krijuar nga Rusia në kufijtë e tyre me Bjellorusinë. Çdo inkursion i mëtejshëm rus në Ukrainë do të ishte një fatkeqësi humanitare e cila ka të ngjarë të krijojë zhvendosje masive të detyruara të njerëzve në kufirin e Evropës, gjë që do të prekte veçanërisht vendet si Polonia dhe Lituania.
Personeli nga 45 komando që janë vendosur tashmë në Poloni dhe grupi i betejës mbretërore të Uellsit që do të mbërrijë në Estoni gjatë javëve të ardhshme, do të ndihmojë Poloninë dhe vendet e tjera të Evropës Lindore të përballen me ndikimin e çdo agresioni rus. Aktivitetet e tyre do të përfshijnë trajnime të përbashkëta, kryerjen e ushtrimeve dhe mbështetjen e planifikimit të emergjencës. Këto përpjekje do të mbështeten nga trupat e vendosura sot në gatishmëri nëse është e nevojshme.





