Breshëri bombardimesh mbi kryeqendrën e ISIS: Franca sulmon pa nderprerje me 12 avione Rakan

KMA NEWS/ Franca filloi sulmin. Kryeqyteti i vetëshpallur i ISIS, qyteti i Rakas në Siri, ndodhet nën breshërin e bombave franceze gjatë nates te se dieles. 12 gjuajtës francezë kanë ndërmarrë një sulm masiv kundër objektivave në këtë qytet, që është qendra politike e administrative e ISIS.

Lajmi u dha nga ministria franceze e mbrojtjes. Njoftimet thone se jane hedhur raketa te fuqishme shkaterruese, te cilat bejne pluhur e hi gjithcka rrotull. Avionët goditën një qendër rekrutimi të xhihadistëve, një kamp stërvitjeje dhe depo armësh, të cilat kontrolloheshin nga grupet e ekstremistëve, sipas Ministrisë së Mbrojtjes franceze.

Zëdhënsi i Ministrisë së Mbrojtjes, Mikael Sorina e përshkroi atë si një “sulm masiv”, më i madhi i organizuar ndonjëherë nga Franca kundër ISIS ne Siri. Të gjitha objektivat u shkatërruan, tha ai.

Avionët bombardues francezë u nisën nga bazat e Emirateve të Bashkuara dhe nga Jordania. 12 avionët që ka Franca në këto baza u përfshinë në bombardime. Ndersa eshte dhene urdher qe gjithe avionet ne bazat e Frances ne zonat e Lindjes se Mesme do te godasin pa nderprerje cdo baze dhe vend qendrim te ISIS.

ISIS e konsideron Rakën (Raqqa) si kryeqytetin e të ashtuquajturit “kalifati islamik”.

Lajmin e sulmit e dhane te paret gazeta New York Times, gazetat e Londres dhe italiane. Mesohet se po pergatitet nje sulm ne shkalle te gjere dhe hakmarres me avione e bombadues nga Britania e Madhe, SHBA, Gjermania dhe Italia. Plani eshte bere per ta zhdukur shtetin islamik

Ndersa ne France te gjitha xhamite qe predikojne dhune do te mbyllen. I ftuar në televizionin “France 2”, ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka pohuar se ka filluar nismat për mbylljen e disa xhamive ku persona predikojnë dhe bëjnë thirrje për dhunë.

“Nuk e shikoj gjendjen e jashtëzakonshme vetëm si luftë për të sulmuar predikuesit e urrejtjes, por gjendja e jashtëzakonshme duhet të na lejojë të jemi më të shpejtë”, vuri në dukej ai.

Të paktën 132 persona humbën jetën në sulmet e së premtes mbrëma në kryeqytetin francez, sulme të cilët u morën përsipër nga militantët e Shtetit Islamik.

“From Paris With Love” shkruhet në predhat që bombarduan ISIS

Disa nga predhat që bombarduan mbrëmjen e së dielës kryeqytetin e Kalifatit Islamik Raqqa, kishin një mesazh të shkruar mbi to: “Me dashuri nga Parisi”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img