Bruksel: Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE, diskutojnë për masat e sigurisë

KMA NEWS/ Ministrat e vendeve të Bashkimit Evropian për drejtësinë dhe punët e brendëshme po zhvillojnë bisedime në Bruksel mbi krizat dhe forcimin e masave të sigurisë në kufijtë me vendet e tjera. Këto masa emergjente vijnë pas sulmeve të Parisit një javë më parë.

Masat ndërmerren pasi u bë e qartë se organizatori i sulmeve, Abdelhamid Abaaoud, kishte hyrë në bllokun e BE-së, tha Bernard Cazeneuve Ministër i Brendëshëm i Francës:

“Nuk na është dhënë asnjë informacion tranziti nga vendet e bllokut para se ai të futej në Francë, çfarë lë të kuptosh se ai mund të jetë futur në Evropë dhe pastaj ka kaluar në Francë. Vetëm pas sulmeve të 16 nëntorit në Paris, një shërbim sekret nga një vend jashtë bllokut dha sinjalin se kishte dijeni për praninë e tij në Greqi.”

Ndërkohë, organet e rendit janë në kërkim të të paktën të një të dyshuari terrorist që nga sulmet e javës së kaluar.

Autoritetet belge zhvilluan nëntë bastisje të enjten në disa pjesë të Brukselit në kërkim të Salah Abdelsalm.

“Po kthehem nga një miku im që humbi vajzën në sulme ndaj preferoj të përqendrohem tek familjet që po mbajnë zi dhe siqerisht nuk dua t’ja di për terroristët,” thotë një banor i Parisit.

Ndërkohë, aeroplanët ushtarakë ndërmorrën sulme të tjera të enjten në veri të Sirisë – strehë e sigurtë për militantët e grupit që e quan veten Shteti Islamik.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img