Burg edhe për të dashurat dhe të afërmit e zyrtarëve të lartë që fshehin pasurinë

KMA NEWS / Bashkëjetueset/it, të afërmit dhe miqtë, të cilët fshehin në emrin e tyre paratë e korrupsionit apo pasuritë e paluajtshme të politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë, do të dënohen me burg. Kështu parashikon draftipër deklarimin dhe kontrollin e pasurive. Ndryshimet e propozuara nga misioni EURALIUS në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi dhe të luftës kundër korrupsionit, veshin me përgjegjësi ligjore të gjithë subjektet e lidhur me zyrtarët e parashikuar në ligj për vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave të deklaruara. Por, për herë të parë në rrethin e personacve të lidhur me zyrtarin të cilët mbartin detyrimin për deklarim, shtohen bashkëjetueset apo bashkëjetuesit e zyrtarëve. Pra, bashkëjetueset ose të dashurat jo vetëm do të deklarojnë pasurinë, por do të mbajnë përgjegjësi penale njelloj si vetë funksionarët për deklarim të rremë./Shqiptarja.com

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img