Bushati: Mos njohja e siguracioneve dhe patentave munges vullneti e palës greke

KMA NEWS / Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë vizitës dy ditore në Athinë, ku pati takim me homologun e tij grek Nikos Kotzias, ka zhvilluar edhe një takim ku ka bashkëbiseduar me emigrantët shqiptarë për problemet që ata kanë, si dhe ka prezantuar shërbimin e ri të Ambasadës  “Konsullata online”, i cili u krijon lehtësira të[ mëdha bashkëatdhetarëve, duke u kursyer veç kohës së punës edhe shpenëzimet financiare. Bushati u deklaroi emigrantëve shiptarë se, së shpejti edhe Greqia do ta heqë vulën apostile, si dhe ka deklaruar përsa u përket problemit të mos njohjes së siguracioneve dhe patentave shqiptare, se pengesat vijnë nga pala greke, jo nga mos angazhimi i shtetit shqiptarë dhe mungesa ligjore.

“Mendoj se dy janë elementët më të rëndësishëm. I pari është shmangia e kontaktit fizik dhe shmangia e humbjes së kohës dhe shpenzimeve të mëdha financiare, sepse nuk janë thjesht tarifat që aplikon shteti shqiptar, por edhe njerëzit që lënë ditën e punës apo që u duhet të udhëtojnë për t’u paraqitur pranë konsullatave tona. Së dyti është raporti i brendshëm që ka të bëjë thjesht me integritetin e sistemit”, tha ministri Bushati.

Sa i përket kërkesës së emigrantëve për mësimin e gjuhës shqipe në Greqi për fëmijët e tyre, Bushati pranoi se qeveria nuk ka bërë sa duhet. Ai kujtoi pengesat që janë hasur nga politika greke në kufi, duke përmendur ndalimet e fundit të librave shqip.

Por Bushati deklaroi se një rol të rëndësishëm, që fëmijët e emigrantëve në Greqi të mësojnë shqip, ka luajtur presidenti i ndjerë i “Top Media”, Dritan Hoxha.

“Pika tjetër që mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe që u përmend këtu, ka lidhje me edukimin. Këtu miq, ne jemi deficitarë dhe unë e pranoj këtë. Në këtë pikë, më shumë ka bërë Dritan Hoxha dhe Digitalbi, sesa kanë bërë qeveritë. Për sa i përket promovimit të gjuhës dhe të identitetit tonë”, deklaroi ministri Bushati.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img