KMA NEWS/ Kryetari i Komisionit për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, e ka konsideruar votimin e ligjit të dekriminalizimit si një fitore të opozitës.
Bylykbashi nëpërmjet statusit të tij social Facebook shprehet: “Sot u përmbyll një betejë njevjeçare kundër kriminalizimit. Fitore e opozitës mbi inkriminimin ! Shqipëria do ishte më e mirë nëse nuk do të kishte nevojë për dekriminalizim. Por kur e keqja të ze, duhet përballur. Tani fillon beteja e vërtetë, largimi i qeverisë dhe të inkriminuarve të saj”.
Ligji për dekriminalizimin i votuar në parlament një ditë më parë me shumicë votash u mirëprit nga ambasada e SHBA-së në Tiranë nëpërmjet një deklarate publike, ashtu si dhe eurodeputeti dhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein dhe eurokomisioneri Eduard Kukan në statuset e tyre sociale Facebook dhe Twitter.





