KMA NEWS / Nisur nga problemet që kanë hetimet e çështjeve të rëndësishme, krijimi në Shqipëri i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK-ut pranë institucionit të Prokurorisë për të luftuar korrupsionin, janë një ndër kushtet kryesore që SHBA i ka vënë zyrtarëve të lartë shqiptarë.
Madje për këto dy struktura, amerikanët kanë marrë përsipër të trajnojnë stafin, përzgjedhin atë dhe të investojnë miliona dollarë për krijimin e saj.
Ashtu siç kishte lajmruar edhe më parë KMA News, mësohet se Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë një strukturë krejt e veçantë, e cila do të ketë në përbërje të saj një trupë policore të zgjedhur për hetimin e krimeve te rënda dhe korrupsionit.
Struktura do të jetë e përhershme dhe do drejtohet nga struktura e përhershme SPAK.
SPAK do të drejtohet nga një prokuror i pavarur, i cili do të jetë shtetas shqiptar dhe do të zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Modeli i kësaj strukture në Shqipëri është një gërshetim mes modelit kroat dhe rumun, të cilat janë konsideruar si të suksesshme. Ndërtimi i kësaj strukture është parë e nevojshme për të shmangur paqëndrueshmërine e strukturave policore dhe cilësinë e oficerëve të policisë gjyqëqsore, të cilët pasi të përzgjidhen do të kalojnë në makinën e së vërtetës.
Por ajo që vihet re dhe që të bënë përshtypje në lidhje me këtë projekt madhorë për drejtësinë shqiptare është se shumë politikanë dhe zyrtarë të lartë duken tepër të shqetësuar dhe të trembur prej saj. Le të presim se çfarë do të ndodh me krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. “Drejtuesit e lattë të parët në radhë”!





