Çfar po ndodh në Tiranë: Zbarkojnë në Shqipëri 24 mijë trupa të SHBA e NATO-së

GAZETA E LONDRES – Çfar po ndodh në Tiranë: Zbarkojnë në Shqipëri 24 mijë trupa të SHBA e NATO-së

Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” nisi ditën e sotme në Tiranë. Shqipëria mirëpret eventin më të madh ushtarak, të drejtuar nga SHBA, që ka për qëllim ndërtimin e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërinë midis ushtrive të vendeve partnere dhe NATO-s.

Stërvitja do të zhvillohet nga data 22 maj deri më 23 qershor.

Ndërkohë, në Sheshin “Nënë Tereza” po mbahet edhe aktiviteti për nisjen e stërvitjes, ku i pranishëm është presidenti i Republikës Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama e ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Rreth 7 mijë  trupa amerikane dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesë në stërvitjen që do të shtrihet në 10  vende të ndryshme evropiane. Në kuadër të stërvitjes rreth 7 mijë  pajisje u dërguan nga SHBA për në Evropë ndërkohë që do të angazhohen edhe 13 mijë pajisje të tjera, të nxjerra nga stoqet e të pozicionuara paraprakisht.

Sipas Pentagonit, “Defender Europe 2023” është krijuar për të demonstruar aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa dhe pajisje të besueshme luftarake për të siguruar aleatët, për të penguar ata që do të kërcënonin paqen e Evropë dhe të mbrojë kontinentin nga agresioni. Kujtojmë se një stërvitje e tillë është zhvilluar në Shqipëri edhe dy vite më parë.

Presidenti Begaj gjatë përshëndetjes së tij e cilësoi stërvitjen e përbashkët të forcave shumë kombshe si një sfidë të cilën Shqipëria ja ka dalë të triumfojë. Më tej ai inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë e mbrojtjes dhe sigruisë së vendit të tyre.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img