SHQIPTARI NEWS – Çfarë do të ndodhte nëse gjendja e Trump përkeqësohet më shumë/ A do të qëndroj president?
Nga Kujtim VANI
Kur na ndajnë vetëm disa javë nga zgjedhjeve presidenciale në SHBA, presidenti amerikan Donald Trump ka rezultuar pozitiv me koronavirus, i cili ka përfunduar në spital.
Cilat ngjarje të fushatës elektorale do të humbi Donald Trump tani afër përfundimit të saj?
Presidenti Trump edhe po mos ti nënshtrohej shtrimit në spital ai ishte i detyruar të vetizolohej sipas rregullit të masave anti koronavirus për 10 ditë nga marrja e testit të tij pozitiv të Covid-19 më 1 Tetor, nëse Trump do ta kalonte vetëm me vetizolimin do të ishte në gjendje të merte pjesë në debatin e ardhshëm presidencial, të planifikuar për 15 Tetor, popr pas shtrimit në spital çdo gjë mbetet enigmë.
Tashmë tubim që do të zhvillohej në Florida të Premten është anulua.
Z. Trump kishte planifikuar tubime të tjera gjatë kësaj periudhe, të cilat tani do të duhet të anulohen ose do të shtyhen për më vonë.
Por a mund dhe në cilat rrethana mund të shtyhen zgjedhjet presidenciale?
Pa llogaritur si do të zhvillohen ngjarjet në lidhje me ecurinë e shëndetit të presidentit, vetëm duke u bazuar në periudhën e vetë-izolimit, Trump ka një ndikim të qartë në aftësinë e tij për të bërë fushatë.
Prandaj ngrihet edhe pyetja nëse zgjedhjet presidenciale mund të shtyhen dhe si mund të ndodhë një gjë e tillë.
Zgjedhjet presidenciale të SHBA duke u bazuar në ligjin aktual mbahen të martën pas të hënës së parë të nëntorit, çdo katër vjet – kështu që këtë vit zgjehjet janë më 3 nëntor.
Ndërkohë që ndryshimi i datës së zgjedhjeve për çdo arsye varet nga ligjvënësit amerikanë, dhe jo nga presidenti.
Gjë që do të kërkonte që shumica e tyre në të dy Dhomat e Kongresit të votonin në favor të çdo ndryshimi të datës. Kjo nuk ka gjasa të ndodh, duke pasur parasysh që do të duhet të kalojë përmes Dhomës së Përfaqësuesve të përbërë me shumicë nga Demokratët.
Edhe nëse do të ndryshohej, kushtetuta e SHBA ligji është që një administratë presidenciale zgjat vetëm për katër vjet. Pra, mandati i Presidentit Trump automatikisht do të skadojë në mesditën e 20 Janarit, 2021.
Ndryshimi i datës së zgjedhjeve do të kërkonte një ndryshim të kushtetutës. Kjo do të duhej të aprovohej nga dy të tretat e ligjvënësve amerikanë ose legjislaturat e nivelit shtetëror, pastaj tre të katërtat e shteteve të Amerikës. – e cila, përsëri, nuk ka gjasa.
Çfarë do të ndodhte nëse Presidenti Donald Trump do të bëhej i paaftë?
Nëse presidenti do të bëhej shumë i sëmurë për të kryer detyrat e tij, kjo është e përcaktuar qartë në kushtetutët e SHBA:
Amendamenti i 25-të i lejon një presidenti ti dorëzojë pushtetin nënkryetarit, që do të thotë se në rastin aktual ai ja dorzon Mike Pence, i cili do të bëhej president i përkohshëm. Edhe një herë pas rikuperimit kur bëhet i aftë, Trump mund të rimarrë pozicionin e tij pa i mbaruar mandati.
Nëse presidenti ështe shumë i sëmurë për të dorëzuar pushtetin, kabineti dhe nënkryetari mund ta deklaronin atë të paaftë për të vazhduar dhe Z. Pence do të merrte rolin.
Nëse Z. Pence bëhej i paaftë gjithashtu, sipas Aktit të Suksesit Presidencial Nancy Pelosi, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili u përket Demokratëve do të ishte i radhës për të marrë drejtimin presidencial, megjithëse ekspertët kushtetues thonë se një transferim i tillë i pushtetit do të shkaktonte beteja ligjore.
Nëse ajo nuk do të ishte e gatshme ose e paaftë për të marrë rolin, ai do t’i dorëzohej një Senatori të Lartë Republikan, aktualisht Charles E Grassley 87-vjeçar. Edhe kjo pothuajse me siguri do të përballej me sfida ligjore.
Për më shumë le të presim ecurinë shëndetësore të presidentit Donald Trump.





