COVID-19: Shënohen 14 raste të reja, 7 në Krujë

SHQIPETARI NEWS / Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, ndërsa janë rishfaqur të prekur në Krujë, ku janë 7 raste të reja të cilët kanë lidhje me fasonerinë e mbyllur dy ditë më parë. Mësohet se të infektuarit e rinj janë të të njëjtës fabrikë, ku u shfaqën edhe rastet e mëparshme.

Gjashtë prej tyre janë femra ndërsa vetëm një është mashkull i moshës 65-vjeçare. Gjithashtu mësohet se 4 prej tyre jetojnë në zona rurale, dhe 3 jetojnë në qytet.

Në total në të gjithë vendin që nga fillimi i marsit kur u verifikua rasti i parë janë 562 persona pozitivë ndaj COVIS 19-ës.

Në raport me testimet e kryera, mbi 5500, vetëm 10 përqind rezultojnë të infektuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë “kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën”, deklaroi Marjeta Dervishi nga Institutit i Shëndetit Publik. Sipas të dhënave të sotme, testimeve i janë nënshtruar në 24 orët e fundit dhe 35 pjestarë të personelit shëndetësorë, nga të cilët, vetëm një infermiere në Shkodër ka rezultuar pozitive.

Janë 20 qytete në të gjithë vendin, ku deri më tani janë verifikuar të prekur nga koronavirusi. Gati 45 përqind i përkasinë Tiranës, ndërsa 17 përqind, ose 96 raste Shkodrës. Ndërsa Durrësi me 42 raste dhe Fieri me 36 janë dy qytetet e tjera me numrin më të lartë. Në zonat e tjera rastet mbeten të kufizuara. Ndërsa qarku Dibër dhe Gjirokastër nuk kanë regjistruar asnjë person të ifektuar.

Prej shumë ditësh vijon të mbetet i qëndrueshëm dhe në nivelet më të ulta që prej më shumë se tre javësh të shtruarit në spitale. Në të dyja strukturat ku trajtohen të infektuarit deri sot në mesditë ishin 42 pacientë, nga të cilët 10 në terapi intensive. “Në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar nga ku 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion, bëri të ditur zonja Dervishi.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 314, duke qëndruar prej ditësh, ndjeshëm më i lartë se rastet aktive, 222 deri mesditën e së dielës.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:
Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar me COVID-19, prej të cilëve 35 janë personel shëndetësor. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 1 është personel shëndetësor në Shkodër. Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve. Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën. Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314. Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë 251 raste
Durrës 42 raste
Lushnje 6 raste
Elbasan 16 raste
Fier 36 raste
Kavajë 9 raste
Rrogozhinë 4 raste
Korçë 19 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 96 raste
Lezhë 14 raste
Berat 2 raste
Has 13 raste
Krujë 18 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 5 raste
Mirditë 3 raste
Kukës 11 rast
Mallakastër 1 raste
Kurbin 7 raste
Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Në Shqipëri, që prej pasdites të së premtes, në të gjithë vendin është ndaluar lëvizja. Përjashtim pati paraditen e djeshme për pensionistët dhe sot për nënat me fëmijë, që për herë të parë u lejuan të dalin, duke respektuar distancat.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img