Ç’po bëhet me njohjen e patentave shqiptare në Greqi: Përgjigjja e Ambasadës

KMA NEWS / Ç’po bëhet me njohjen e patentave shqiptare në Greqi

Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që na bëjnë shikuesit, qoftë direkt në telefon, qoftë në inbox-in e facebook-ut.

“Asgjë e re nga fronti i perëndimit”, siç do të shprehej shkrimtari i shquar gjerman, Erih Maria Remark. Ose, për të aktualizuar, “ASGJË E RE NGA FRONTI I PATENTAVE”…

Nëse ju kujtohet, marrëveshja përkatëse u firmos në muajin maj në Athinë nga dy ministrat e jashtëm dhe media e Tiranës e paraqiti si një “lajm mjaft të mirë për emigrantët”.

Ndërkaq, qeveria shqiptare e miratoi më 31 korrik.

Atëherë Tribuna TV theksonte se “bëhet hapi i parë për njohjen e patentave shqiptare në Greqi”. Dhe shtonte: tashmë mbetet që të miratohet edhe nga qeveria greke si dhe parlamentet e të dy vendeve. Urojmë që e gjithë kjo procedurë të kryhet sa më shpejt”.

Nisur dhe nga shprehja që “i yti mishin ta ha por kockën ta ruan”, mendja na e donte që me nisjen e sezonit të ri parlamentar, deputetët në Tiranë ta miratonin marrëveshjen.

Por kjo nuk ka ndodhur ende…

Këto ditë iu drejtuam sërish Ambasadës tonë në Athinë, me dëshirën që çdo informacion ta kemi zyrtar.

Si gjithmonë Ambasada u tregua e gatshme dhe na u përgjigj:

“Ju njoftojmë se Marrëveshja për Njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit nuk ka hyrë ende në fuqi.

Pritet që të hyjë në fuqi menjëherë pas ratifikimit të saj në parlamentin grek dhe atë shqiptar.

Ambasada do të nxjerrë njoftim zyrtar në momentin që kjo do të realizohet”.

Pra, as parlamenti shqiptar dhe as ai grek nuk e kanë miratuar marrëveshjen dhe më e keqja, nuk dihet se kur do ta vënë këtë çështje në rend të ditës. Dhe të mendosh që është fjala për një votim formal, që nuk kërkon as debat dhe kuorum të madh deputetësh…

Që para 15 vjetësh e më shumë…

Duke shfletuar në arkiv, gjetëm një kronikë nga Athina të gazetarit Robert Goro. Kronika përcjell takimin që një delegacion i ministrisë shqiptare të transporteve kishte zhvilluar me homologët grekë, më 25 mars 2003, pikërisht për çështjen e njohjes së patentave shqiptare. E vetmja përgjigje që kishte dhënë pala greke ishte se emigrantët duhet të pajisen me patentën e shtetit ku jetojnë.

“Pala greke u ka thënë se së shpejti do të paraqitet varianti i ripunuar i kodit rrugor grek, ku do të ketë edhe dispozita mbi shtetasit e huaj rezidentë në Greqi. Në këtë variant, thonë zyrtarët grekë, do të pasqyrohet edhe vendimi për pajisjen me patenta greke të emigrantëve shqiptarë, madje ministria vendase e transporteve ka përgatitur edhe formularët e pyetjeve në gjuhën shqipe, për t’i lehtësuar emigrantët”, përfundonte kronika.

Vazhdimin e dinë të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe kanë një makinë të tyren…/Tv Tribuna/

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img