Damian Gjiknuri merret në pyetje nga SPAK-u

GAZETA E LONDRES – Damian Gjiknuri merret në pyetje nga SPAK-u

Ish ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, deputeti socialist Damian Gjiknuri, u pyet sot për mbi 6 orë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjiknuri nuk saktësoi çështjen për të cilën dha shpjegime para SPAK-ut, ndërsa e cilësoi si “normale, që të pyetej mbi çështje, që ai ka dijeni për shkak të detyrës shtetërore”, duke shtuar se “detajet janë pjesë e sekretit hetimor”. Sipas mediave, besohet se Damjan Gjiknuri është pyetur për aferën e inceneratorëve, si ministër i Energjitikës dhe Industrisë në vitet 2013-2017, më pas ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai është ndër emrat më të lakuar për çështjen e inceneratorëve nga opozita, e cila drejtoi një komision hetimor parlamentar për këto afera të dyshuara korruptive. Ndërsa gjatë hetimeve të SPAK-ut, emri i Gjiknurit u shfaq në dosjen ndaj ish zëvendës-kryeministrit Arben Ahmetaj, ku rezultonte, se në të paktën dy raste, sipërmarrësit që fituan kontratat e inceneratorëve paguan për qëndrimin e tij në hotele jashtë Shqipërisë. Por ish ministri Gjiknuri ka deklaruar se ato vizita pune u mbuluan me shpenzimet e institucionit, duke hedhur poshtë njoftimet për financime të tjera.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img