Debati për Camajn e Koliqin, Tare ironizon ish-deputetin e PD: S’është Nard Ndoka, të qesh apo të shkul flokët?

SHQIPTARI NEWS – Studiuesi Auron Tare ka vijuar replikat me historianët dhe akademikët në vend, të cilët i dolën kundër shkrimit të tij për shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi. Në një postim në mediat sociale, Tare i është përgjigjur historianit dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi.

Tare ironizon Gurakuqin dhe thotë se është në dilemë për të nisur ditën me buzën në gaz apo të shkulë flokët nga ato që dëgjon. Më tej në shënimin e tij, ai ka publikuar dhe një dokument që është marrë nga arkiva e CIA-s në SHBA, ku bëhet me dije se Nikoll Gjonamarkaj dhe Pal Mirakaj janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla për t’u argëtuar gjatë qëndrimit në Beograd.

Dokumenti i publikuar nga Tare

“Të nisësh të dielën me buzën në gaz apo të shkulësh flokët? Kjo është çështja kur dëgjon “historianë” që mësojnë brezin e ri në këtë vend. “Ernest Koliqi ishte një pikë referuese për perëndimin se e dinin se nga çfarë qyteti vinte”. “Blloku Kombëtar Indipendet, partia më europianiste që ka formësuar Shqipëria, Parti neo konservatore e formatit britanik.

Please mos qeshni, nuk është Nard Ndoka, por është Romeo Gurakuqi me profesion historian në universitet. Ja çfarë thotë dokumenti i arkivit të CIA-s, për disa nga këta europianë neo konservatore të tipit britanik. Sipas këtij raporti, Nikoll Gjonamarkaj dhe Pal Mirakaj janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla për t’u argëtuar gjatë qëndrimit në Beograd”, shkruan studiuesi Tare.

Pak ditë më parë Romeo Gurakuqi u përfshi në debatin e hapur nga studiuesi Auron Tare. Në një intervistë televizive, Gurakuqi shprehej se kemi të bëjmë me falsifikimin të historisë dhe Auron Tare do të duhet të japë llogari mbi arsyet që e ka bërë.

Debati për studimin e  Tares

Disa ditë më parë, Auron Tare botoi studimin për dy shkrimtarët, Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Në studim, Tare ka marrë si referencë shkollimin e Camajt, punën në Radio Beogradi dhe përfshirjen në Komitetin e Prizrenit, e cila sipas tij ishte një organizatë, përmes së cilës UDB kishte ndërtuar një rrjet spiunazhi në Shqipëri dhe diasporë. Përsa i përket Koliqit, Tare shkruan, se ka qenë një agjent i CIA-s dhe ka mbështetur ardhjen e Camajt në Romë. Gjithashtu ai shton, se Koliqi ka ndihmuar Camajn, për të kapërcyer dyshimet se ishte i dërguar i komunistëve. Menjëherë pas publikimit të studimit, është ndezur debati publik. Shumë studiues dhe Akademia e Shkencave kanë dalë kundër Tares, ndërkohë që Autoriteti i Dosjeve ka nisur një hetim administativ për këtë çështje.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img