KMA NEWS / Një shqiptar, i cili qëndronte ilegalisht në Britaninë e Madhe u dënua me 16 vite burgim, pasi u kap në një shtëpi me kanabis në Derby. Një total prej 555 bimësh u zbuluan në katër dhoma të pronës së rrugës Burton, gjatë një aksioni të policisë më 22 gusht. Ramiz Nergjoni, 53 vjeç, i cili doli para gjykatës në Derby është arrestuar, raportojnë këtë të shtunë mediat lokale. Ai tha se kishte hyrë në Britani në mënyrë të paligjshme duke u fshehur në anën e pasme të një kamioni. Në gjykatë, u tha se bimët narkotike mund të gjeneronin 300 mijë paund. Avokati mbrojtës i shqiptarit tha se 53-vjeçari, para se të shkonte në Britaninë e Madhe, jetonte dhe punonte në Greqi dhe se ishte njeri me karakter të mirë. “Ai ka tre vajza të vogla mes 18 dhe 20 vjeç dhe më ka thënë se nëna e tij në Tiranë është shumë e sëmurë, ka shtuar avokati, shqetësimi i tij kryesor është se si do t’ia dalë familja e tij teksa ai është në burg këtu”.





