GAZETA E LONDRES – Deputeti i PD Kreshnik Çollaku: Ajo çfar pashë sot është një gjendje alarmante
Deputeti i PD Kreshnik Çollaku duke marrë shkas nga pjesmarrja e dobët në protestën e sotme të organizuar nga Foltorja e Berishës dhe Partia e Lirisë së Ilir Metës, hedh alarmin për gjendejen teje të vështirë ku ndodhet PD dhe lëshonë thirrjen për bashkimin e demokratëve të vërtetë për ta rikthyer Partinë Demokratike në identitetin e saj, në vlerat dhe idealet mbi të cilat u krijua.
Çollaku në një postim në rrjetet e tij sociale thot se, Partia Demokratike ka çdo mundësi të jetë alternativa e shumicës së shqiptarëv. Duke marrë shkas nga protesta e ditës së sotme Çollaku thotë se, ajo çka pashë sot është një gjendje alarmante e rrezikut të shndërrimit në një pakicë radikale sovraniste e një pjese të saj.
Postimi i Plotë i deputetit Çollaku:
Partia Demokratike u themelua si parti e njerezve te lire, dhe per te qene e bashkuar brenda vetes duhet te respektoje lirine e dinjitetin e cdo kujt. Gjuha lincuese fyese e dhunuese ndaj njeri tjetrit,e ben cdo dite me te rrudhur e te percare.

Partia Demokratike lindi si force properendimore, per kete fyerjet,fryma konspirative ndaj partnereve strategjike dhe perfaqesuesve te tyre ne Tirane,e kthen ne nje parti sovraniste ,shume larg identitetit te saj historik.

Partia Demokratike lindi si parti e shtresave me te emancipuara te shoqerise,ajo ishte shtrat i alternativave dhe ideve qytetare dhe te emancipuara se si qeveriset vendi. Retorika e luftes se klasave ,e mungeses se respektit per individin eshte si kancer qe vret shpirtin e PD.

Partia Demokratkke lindi si parti antikomuniste,ajo duhet te kerkoje rrenjet e veta te djathta. Aleancat me “socialiste te deshperuar apo inatosur” pervec se e rrudh dhe e nxjerr jashte identitetit politik.