KMA NEWS / Në përfundim të mbledhes së grupit parlamentar të PS-së, deputetja Mimoza Hafizi ka folur për gazetarët edhe lidhur me kërcënimin e Emiljano Shullazit ndaj kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni.
“Kërkova informacion rreth atij akti që ishte referuar. Nëse ishte e vërtetë, nuk ka ndodhur që banditizmi është kaq afër Universitetit dhe përgjigjia ishte që Prokuroria po merret me hetimin dhe kemi marrëdhënie shumë të mira me kandidatët e kërcënuar”, tha deputetja Hafizi.
Fillimisht denoncimi publik për këtë kërcënim të Shullazit u bë nga ish-kryeministri Berisha gjatë një takimi me gazetarët. Disa orë më pas Shullazi u shoqërua në polici.





