KMA NEWS
Nga Genta Kaloçi Skënderi
Dorëzimi i mandateve nga deputetët e partisë opozitare PD-së, është një lajm i mirë. Super lajm do të ishte në rrethanat normale të një demokracie funksionale stil skandinav, por këtu një akt I tillë lë hapësirë për t’u analizuar, për t’u shtjelluar, për t’u parë se cilët janë arsyet e një veprimi të papreçedent si ky.
Çfarë ka ndodhur në prapaskenë që këta po mendojnë të hedhin në erë mandatet e tyre që me çdo shkelje I kanë gllabëruar, vjedhur, grabitur në arenën e zgjedhjeve jo të rregullta në sytë e raportet e ndërkombëtarëve. Në këtë skenë diçka nuk shkon, mungojnë shumë të dhëna, hollësi, detaje, copëza të mozaikut të cilat ndihmojnë për të patur një pamje të plotë të situatës dhe gjendjes së protagonistëve të politikës vendase.
Publikut I intereson të di e të informohet për to, në mënyrë që të ketë transparencë e cila ndihmon në ndërgjegjsimin, përgjegjsimin dhe formimin e mentalitetit të ri te masat e gjera. Ky shantazh nga opozita në mënyrë që të hedhin në erë sistemin dhe parlamentin është një rrugë që nuk I çon asgjëkundi.
Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, të gjitha rrugët i çojnë drejt drejtësisë dhe përballjes me përgjegjsitë politike. Në rastin konkret të gjitha përpjekjet e tyre mundohen t’i çojnë larg mundësisë për t’u ndëshkuar në mënyrë që të krijojnë një mini kaos politik në vend, një mënyrë për të fituar pak kohë shtesë. Asnjë përpjekje boshe nuk do ju japi alibinë për të dalë të pafajshëm përballë gjithë akuzave tuaja çerek shekullore me shkelje e krime sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Doktor adhamudhi për të shpëtuar lëkurën e vet hedh në zjarr edhe të tjerët, metodë e kanibalëve në xhunglën e plakut mere. Sa kohë mund të fitosh me këto metoda doktor adhamudhi I politikës vendase, kur të rrezikohet politika, preve kokën e pd-së(e zëvendësove me bibilushin), kur të rrezikohet vetja dhe familja tani vendos të hedhësh në erë partinë.
Dorëzimi i mandateve është një instrument tregues se demokracia funksionon, jeni të lirë t’a ndërrmerni një vendim të tillë. Nga ana tjetër jemi me fat, në atë paradoksin tonë stil albanistanez egzistencën edhe të 120të partive të tjera të regjistruara në gjykatë, të cilat realisht juridikisht bëjnë opozitën vendase, ky element është një tregues që kemi pluralizëm partiak.
Urimi ynë dhe I publikut të thjeshtë është; “Thefshi qafën sa më shpejtë, ka të tjerë nëpër lista që presin radhën e me gëzim të madh do pranonin të ju zëvendësojnë urgjentisht brenda ditës. Megjithatë ka edhe një shprehje që ju e njihni shumë mirë; “Si doni t’ju kafshoj gjarpëri, apo t’ju q..j gomari …! Zgjidhni e merrni. Alternativ tjetër s’ka!
Mos humbni kohë sa më shpejt të plotësoni dorëzimin e mandateve aq më mirë për të gjithë ne. Guxoni!





