KMA NEWS / Dua Lipa, artisja e madhe me origjinë shqiptare që shkruan histori në muzikën britanike
Muzika britanike njihet si një ndër më kryesoret në arenën botërore, nga e cila kanë dalë emra të mëdhenj.
Së fundmi pjesë e kësj “shtëpie” është bërë edhe këngëtarja e madhe shqiptare Dua Lipa.
Artistja e famëshme Dua Lipa po shkruan histori dhe rekorde në muzikën britanike dhe atë botërore. Ajo nuk po di të ndalet me çmimet fituese duke i suprizuar çdo ditë fansat e saj.
Ditën e djeshme Dua ka njoftuar për sukseset e saj më të fundit, ku ka fituar 3 çmime.
“Çfarë nate! Tre çmime! Artistja më e mirë me albumin dhe këngën më të mirë ‘New Rules’ Faleminderit
LOS40MusicAwards për këtë mbrëmje perfekte. Do t’i ndajë të gjitha me juve nesër po sot VERË” ka shkruajtur Dua në postim.
Gjithashtu kujtojmë se këngëtarja sapo ka publikua bashkëpunimin me këngëtarin e njohur Andrea Boçelli ‘ If only’ që në pak kohë ka marrë mijëra klikime në Youtube.
Kujtojmë se muzika në Angli, arriti një vit rekord në 2017, falë artistëve si Dua Lipa, Ed Sheeran dhe Harry Styles, apo Rag’n’Bone Man.
Barometri i matjes muzikore në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se të ardhurat nga muzika britanike u rritën me 7 % duke arritur një nivel rekord prej 2.6 miliardë paund.
Albumi i tretë i Ed Sheeran, Divide, me hite si “Shape of You” dhe “Perfect”, ishte më i shituri i vitit të kaluar.
Ndërsa u ndoq nga albumi ‘Human’ i Rag ’n’ Bone Man dhe albumi i dytë i Sam Smith në vendin e pestë.
Ylli i muzikës pop Dua Lipa shtoi suksesin duke u bërë artistja më e transmetuar në Spotify në 2017, duke mposhtur Rihanën dhe Taylor Swift.
Ka pasur edhe një paraqitje nga Harry Styles, i cili siguroi vendin e nëntë me albumin e tij të debutimit.
Eventet live si turnet apo festivalet sollën 1 miliard dollarë të ardhura, duke përfshirë turnet botërore të The Rolling Stones, Coldplay dhe Sir Paul McCartney.
Artistët dhe sportistët janë ambasadorët e vërtetë të shpirtit të popujve.
Dua Lipa, kjo ambasadore e madhe e kombit shqiptar e cila nuk e harron në asnjë çastë origjinën e saj shqiptare, ku në zemër është kuq e zi, po ndriçon si një yllë ku rrezet e saj janë përhapur dhe po përhapen me shpejtësi në mbarë botën.












