GAZETA E LONDRES – Edi Rama në Londër më 24 Nëntor, takim me emigrantët shqiptarë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar më 24 Nëntor. Ky takim është pjesë e turit kombëtar “Krenar për Shqipërinë”, i cili ka nisur në maj me një seri eventesh në qytete të ndryshme jashtë kufijëve, si Athinë, Itali, SHBA dhe së fundmi në Selanik, më 3 Nëntor.
Eventi do të mbahet në Londër, në orën 12:00, në qytetin që vetëm katër ditë më parë do të shpallet zyrtarisht si “Qyteti më i mirë në botë” për të dhjetin vit radhazi. Një tjetër arritje e rëndësishme që i shton shkëlqim takimit mbarëshqiptar.
Ndryshe nga herët e mëparshme, organizatorët kanë marrë të gjitha masat për një mbarëvajtje të përsosur, duke përfshirë rezervimin e vendit të takimit dhe krijimin e një atmosfere miqësore dhe frymëzuese për pjesëmarrësit.
Kujtojmë se emigrantëve shqiptar më në fund u është njohur e drejta e ushtrimit të votës dhe do të votojnë në vendet ku jetojnë. Bashkatdhetarët tanë në diasporë do të jenë një faktor i rëndësishëm në zgjedhjet e majit të 2025.
Gjithashtu besojm se ka ardhur koha që vota e diasporës të shërbej për rinovimin dhe kulturizimin e kuvendit të Shqipërisë, ku deputetit nga Londra Lavdrim Krrashit ti shtojmë të tjerë kolegë nga Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera të europës ku shqiptarët bëjnë mrekullira.





