Miliarderi: Mos i rrit fëmijët për të qenë të pasur, Edukojini të jenë të lumtur.

GAZETA E LONDRE – Mos i rrit fëmijët për të qenë të pasur, Edukojini të jenë të lumtur.

Fjalët e fundit të Steve Jobs, miliarderit i cili ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

“Kam arritur majat e suksesit në biznes. “Në sytë e të tjerëve jeta ime është një sukses – thoshte miliaderi

Megjithatë, përveç punës, kam pasur pak gëzim.

Në fund të ditës, pasuria është vetëm një fakt me të cilin jam mësuar.

Tani për tani, i shtrirë në shtratin tim të spitalit, duke kujtuar gjithë jetën time, kuptoj se e gjithë njohja dhe pasuria për të cilën jam krenuar aq shumë, është zbehur dhe është bërë e pakuptimtë përballë vdekjes së afërt.

Ju mund të punësoni dikë që të ngasë makinën tuaj ose të fitojë para për ju, por nuk mund të punësoni dikë që të qëndrojë i sëmurë dhe të vdesë për ju.

Gjërat materiale të humbura mund të gjenden përsëri. Por ka një gjë që nuk mund të gjendet kurrë kur humbet ajo është Jeta.

Në çfarëdo faze të jetës që jemi aktualisht, me kohë do të përballemi me ditën kur perdja mbyllet.

Duajeni familjen, bashkëshortin, fëmijët dhe miqtë tuaj… Trajtojini siç duhet.

Gëzojini ata.

Ndërsa plakemi, dhe bëhemi më të mençur, ngadalë kuptojmë se vendosja në dorë e një ore pavarësisht 3000 apo 30$ të dyja japin të njëjtën kohë

Pavarësisht nëse kemi një portofol ose çantë 300 ose 30 dollarëshe, shuma brenda është e njëjtë.

Pavarësisht nëse ngasim një makinë 150,000 dollarëshe ose një makinë 15,000 dollarëshe, rruga dhe distanca janë të njëjta, dhe ne arrijmë në të njëjtin destinacion.

Pavarësisht nëse pimë një shishe verë $1000 ose 10$, varja është e njëjtë.

Pavarësisht nëse shtëpia në të cilën jetojmë është 100 apo 1000 metra katrorë, vetmia është e njëjtë.

Do ta kuptosh se lumturia jote e brendshme e vërtetë nuk vjen nga gjërat materiale të kësaj bote.

Pavarësisht nëse udhëtoni në klasë të parë ose në klasë ekonomik, nëse avioni rrëzohet, ju bini me të…

Prandaj, shpresoj ta kuptoni, kur keni miq, vëllezër e motra, me të cilët diskutoni, qeshni, bisedoni, këndoni, flisni për veri-jug-lindje apo qiell e tokë,… kjo është lumturia e vërtetë!!

Një fakt i padiskutueshëm i jetës:

Mos i rrit fëmijët për të qenë të pasur.

Edukojini të jenë të lumtur.

Kur të rriten, do ta dinë vlerën e gjërave dhe jo çmimin.”

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img