Enver Hoxhaj mesazh shqiptarëve: Bashkë do t’ia dalim! Qetësi dhe maturi, afrim dhe jo ndasi, dora e bashkëpunimit dhe jo e përçarjes!

SHQIPTARI NEWS – Pas marrjes në pyetje nga gjykata speciale në Hagë të udhëheqësve të UÇK-së, ka reaguar edhe kreu i porsa zgjedhur i PDK, z. Enver Hoxhaj.

Në këto momente Kosovës i duhet qetësia dhe maturia, afrimi dhe jo ndasia, dora e bashkëpunimit dhe jo e përçarjes! Bashkë do t’ia dalim! shkruan Hoxhaj.

Në rrugën e saj të gjatë e plot sakrifica Kosova bëri një luftë të drejtë kundër një pushtuesi i cili kreu masakra dhe krim kundër njerëzimit dhe për të cilën gjë u alarmua bota e qytetëruar dhe përkrahu luftën tonë të drejtë!

Prononcimi i plotë i Enver Hoxhaj:

Kosova sërish ndodhet para një sfide të madhe. Partia Demokratike e Kosovës ndodhet para një sfide të rëndë.

Dy udhëheqësit emblematikë të luftës së UÇK-së po përballen me sfidën më të panevojshme e absurde të ngritjes së aktakuzës kundër tyre!

Në rrugën e saj të gjatë e plot sakrifica Kosova bëri një luftë të drejtë kundër një pushtuesi i cili kreu masakra dhe krim kundër njerëzimit dhe për të cilën gjë u alarmua bota e qytetëruar dhe përkrahu luftën tonë të drejtë!

Kjo luftë e drejtë, legjitimitetin e së cilës e pranoi bota demokratike, nuk mund të përmendet pa emrat e dy burrështetasve të mëdhenj z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, me të cilët pas luftës ishim edhe bashkëpunëtorë të ngushtë në të gjitha proceset demokratike që kaloi Kosova këto 20 vite!

Bashkëpunimi i plotë i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me drejtësinë, pos që flet për dashurinë e tyre për Kosovën, tregon se ata sërish, edhe njëherë morën mbi supet e tyre fatin e rëndë të Kosovës! Ata që i njohin nga afër e dinë se të tillë ishin edhe para 30 vitesh kur frymëzuan lëvizjet për liri. Kadriu e Hashimi, mbesin luftëtarë të përjetshëm të popullit tonë. Ushtarët janë të fundit që kthehen në shtëpi pas betejave!

Ne besojmë në ta!

Ndërsa unë sot ndjehem i respektuar që Kryesia e partisë më ka besuar detyrën e vështirë dhe të palakmueshme të ushtruesit të detyrës së kryetarit të partisë. Besoj se këtë sfidë do ta përballoj me solidaritetin dhe unitetin brenda partisë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.

Në këto momente Kosovës i duhet qetësia dhe maturia, afrimi dhe jo ndasia, dora e bashkëpunimit dhe jo e përçarjes! Bashkë do t’ia dalim!

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img