Erdogan kërcnon Europën: Do të hapim kufijtë për refugjatët

KMA NEWS / Pas vendimit të Parlamentit Europian për ngrirjen e negociatave me Turqinë, presidenti turk, Erdogan kërcënon me hapjen e kufijve për refugjatët.

Do të hapim kufijtë, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po qe se Europa vazhdon të na kërcënojë. Por është vetë Erdogan që ka kërcënuar Bashkimin Europian me prishjen e marrëveshjes për refugjatët.

“Po qe se shkoni më larg, do të hapen portat e kufirit”, tha sot Erdogan në Ankara. Ai reagoi ndaj rezolutës së Parlamentit Europian për ngrirjen e negociatave të anëtarësimit me Turqinë, megjithëse një rezolutë jo e detyrueshme.

“Kur 50.000 emigrantë të arrijnë Kapikulën (qytet në kufi) ju mos u qani. Çfarë do bëjmë ne, nëse Turqia hap kufijtë, vrisni mendjen ju. Shikoni këtu, nëse kjo vazhdon më tej, këto porta do të hapen, ju duhet ta dini këtë. As unë dhe as ky komb nuk i bëhet vonë nga kërcënimet boshe”, tha Erdogan në një fjalim në Stamboll në adresë të Parlamentit Europian.

Turqia ka pranuar 3 milionë refugjatë nga Siria dhe është një nga vendet kryesore tranzit për emigrantë nga Azia dhe Afrika që duan të hyjnë në Europë. Erdogan akuzoi BE se nuk ka qenë asnjëherë e drejtë. “Ju nuk jeni treguar asnjëherë të ndershëm kundrejt njerëzimit.”

Pakti me refugjatët i miratuar në mars 2016, parashikon që Europa t’i kthejë në Turqi, emigrantët e hyrë ilegalisht nga Turqia në ishujt grekë. Turqia merr mbështetje financiare nga BE për paktin.

Kundrejt kësaj BE ka premtuar se pas plotësimit të 72 kritereve, ajo do të liberalizojë vizat me Turqinë. Procesi ka ngecur në refuzimin që Turqia i bën ndryshimit të ligjeve antiterror në vend, kriter i kërkuar nga BE.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img