SHQIPTARI NEWS – Të hënën presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të vizitoj Shqipërinë.
Erdogan do të mbrrijë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në orën 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.
Direkt nga Rinasi, Erdogan do të udhëtojë drejt Kurbinit, ku do të inaguroj 524 apartamentet e reja të banimit në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje e prekura nga tërmeti i 26 nëntor.
Në orën 14:00 do të mbërrijë në Tiranë, ku do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku rreth kësaj ore, deri në orën 14:30 do të japi edhe një konferencë për mediat. Axhenda përcakton se më pas Erdogan do të vizitojë Xhaminë e Et’hem Beut, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Presidenti turk do të shkojë në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të mbajë edhe një fjalim. Ndërsa, në orën 18:00 ai do të largohet drejt Turqisë. Kjo nuk është vizita e parë e Erdogan në Shqipëri, pasi herën e fundit ishte në Janar të vitit që shkoi.





